femrat

Parlamenti britanik/Ekspozitë topless e femrave të prekura nga kanceri i gjirit

Postuar në 16 Tetor, 2015 17:38

Femrat që preken nga kanceri i gjirit përballen edhe me një problem tjetër: humbjen e një pjese të gjoksit, që simbolizon feminilitetin. Dhe kanceri i gjirit është  një sëmundje që mund të identifikohet shpejt përmes testeve të ndryshme. Nevojitet pak sensibilizim. Në Britaninë e Madhe një nismë origjinale ndoshta ndihmon në këtë drejtim: një ekspozitë me fotografitë e 50 femrave të prekura dhe operuara për shkak të kësaj sëmundjeje, është hapur në sallën e Parlamentit.

Studimi në SHBA: Pozicionet e larta në punë, njësoj të arritshme, por më pak të dëshirueshme nga femrat

Postuar në 11 Tetor, 2015 15:12

PNAS publikon një studim bazuar mbi sondimin konkret në SHBA, sipas të cilit ndonëse promocioni në fusha të ndryshme, perceptohet njësoj i arritshëm, është më pak i dëshirueshëm nga femrat sesa nga meshkujt. Kjo pasi siç thuhet në studim, femrat perceptojnë se me rritjen në karrierë do të ketë më shumë pasoja negatigve, çka i bën ato më pak të angazhuara. “Vihet re një diferencë e madhe dhe e qëndrueshme gjinore në qëllimet kryesore të njerëzve.

Kjo kërpudhë i çon femrat në orgazmë spontane

Postuar në 10 Tetor, 2015 19:36

Shkencëtarët kanë zbuluar një kërpudhë - Dictyophora species – e cila nëse merret erë nga një femër, provokon orgazëm imediate. Lajmi jepet nga tabloidi “The Sun” që shton se ky lloj rritet në Havai. Sipas gazetës për meshkujt aroma e saj ishte e shpifur, kurse për gjysmën e femrave solli orgamzë spontante. Si i bie tani: Natyra është feministe? 

#trillyoga - aty ku femrat dalin për joga

Postuar në 22 Gusht, 2015 13:53

"Trill", apo #trillyoga po kthehet në një faqe suksesi në rrjet ku postohen foto të femrave duke bërë joga. Trill, sipas instruktores që e ka krijuar, Clair Fountain, do të thotë True and real. Në foto shihet se femrat që postojnë nuk janë domosdoshmërisht "të përkryerat" që sundojnë kopertinat.

Trump përbuz femrat? Ai përgjigjet: "Të qenit politikisht korrekt, problemi më i madh i SHBA"

Postuar në 07 Gusht, 2015 18:05

Donald Trump mbetet lajmi i lajmeve në SHBA. Gjatë debatit presidencial mes kandidatëve republikanë, Trump u pyet nga moderatorja Megyn Kelly për deklaratat e tij mbi femrat. Ajo ka cituar se ai i ka quajtur femrat që nuk pëlqen, dosa të dhjamosura, qen etjj. Trump reagoi me një përgjigje kaubojsi: "Problemi i madh i këtij vendi është të qenit 'politikisht korrekt'. Nuk po fitojmë më, as me Kinën apo me Meksikën. E kam fjalën në tregti. Na duhet forcë, mendje, shpejtësi. Nuk kam kohë për të humbur. Kam thënë ato që kam thënë". Dhe ngjitja e tij në sondazhe vazhdon.

Imagjinata është afrodiziaku kryesor. Dhe femrat ndihmojnë...

Postuar në 03 Gusht, 2015 17:38

Pages

Subscribe to RSS - femrat