Chirac

Ndërron jetë ish-presidenti francez, Jacques Chirac

Postuar në 26 Shtator, 2019 12:40

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare Jacques Chirac, ish-president i Francës në vitet 1995-2007. Ai vuante prej kohësh nga humbja e kujtesës që thuhet si vinte si pasojë e një forme të Alcajemrit apo goditjeve të vogla cerebrale që pati gjatë kohës që ishte në detyrë.

Chirac konsiderohet si jë ndër politikanët më jetëgjatë të Europës; dy herë president, dy herë kryeministër dhe 18 vjet kryetar bashkie në Paris. Pavarësisht se drejtimi tij nuk u shoqërua me suksese, ai mbetet një ndër politikanët e preferuar për francezët.

Jacques Chirac, presidenti i dashnoreve dhe orgjive

Postuar në 29 Shtator, 2017 17:17

Arnaud Ardoin zbulon në librin e tij me titull "President, nata sapo ka rënë” detaje tronditëse të jetës seksuale të ish-presidentit francez, Jacques Chirac dhe orgjive të organizuara për nder të tij dhe zyrtarëve të tjerë të njohur. Sipas librit, gratë të zhveshura viheshin në radhë për të bërë seks me Jacques Chirac.

Ai kishte marrë nofkën "treminutëshi në dush" për shkak të seksualitetit intensiv. "Mësynte gratë dhe kryente marrëdhënie seksuale pa profilaktik. Për shkak se koha ishte e shkurtër ai vinte sasinë përpara cilësisë"-shkruan Arduan.

Subscribe to RSS - Chirac