Ndërron jetë ish-presidenti francez, Jacques Chirac

Postuar në 26 Shtator, 2019 12:40

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare Jacques Chirac, ish-president i Francës në vitet 1995-2007. Ai vuante prej kohësh nga humbja e kujtesës që thuhet si vinte si pasojë e një forme të Alcajemrit apo goditjeve të vogla cerebrale që pati gjatë kohës që ishte në detyrë.

Chirac konsiderohet si jë ndër politikanët më jetëgjatë të Europës; dy herë president, dy herë kryeministër dhe 18 vjet kryetar bashkie në Paris. Pavarësisht se drejtimi tij nuk u shoqërua me suksese, ai mbetet një ndër politikanët e preferuar për francezët.

Ai iu kundërvu pushtimit të Irakut në vitin 2003 të drejtuar nga amerikanët dhe britanikët, vendim ky që e kuotoi atë shumë në sondazhet franceze. I dënuar për korrupsion në vitin 2011 dhe i talluar si supermashtruesi, ai do të mbetej një figurë shëmbëlluese për francezët në riolin e tij si monark republikan edhe për shkak të një stili joshës dhe me vetëbesim që i mungonte pasardhësve të tij.

Në 43 vjet karrierë ai u etiketua si bulldozeri apo vrasësi i rivalëve të vet politikë dhe nisi rrugën e vet në vitet ’60 si këshilltar i ish-kryeministrit George Pompdou për të provuar se një ndër sekretet e tij ishte aftësia për t’u ringritur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.