ceres

Orbita e një asteroidi mund të bëhet habitat njerëzor

Postuar në 20 Gusht, 2021 15:04

Orbita e Ceres, një asteroid masiv dhe planet xhuxh në brezin e asteroidëve midis Marsit dhe Jupiterit, mund të bëhet strehë për njerëzimin në të ardhmen. Sipas studiuesve finlandezë, një habitat i ri mund të përshtatet për jetën humane duke mbledhur materiale nga vetë Ceres.

Mund të ngjajë si skenar filmi apo libri fantastiko-shkencor, por studimi i publikuar në arXiv këtë javë del në përfundimin se në orbitwn e Ceres mund të krijohet një atmosferë e ngjashme me Tokën, për shkak të pranisë së azotit.

Piramidat në Cerers janë vullkanë akulli

Postuar në 04 Shtator, 2016 11:08

Planeti xhuxh, apo asteroidi që ndodhet në sistemin tonë diellor, Ceres, duket se ka qenë gjeologjikisht aktiv deri vonë. Para disa kohësh u vunë re disa forma të ngritura në reliev që nuk dihet se çfarë ishin. Sot shkencëtarët në NASA mendojnë se ato janë pasojë e krio-vullkaneve, apo vullknaeve akullnajorë. Këta krijohen nga shpërthimi i elementëve të tillë si uji, amoniaku apo metani, të cilë ngrijnë sapo bien në kontakt me temperatura të ulëta për të krijuar profile gjeologjike në sipërfaqe.

Ceres sërish në vëmendje për një strukturë në formë piramidale

Postuar në 07 Janar, 2016 00:03

Ceres vijon të prodhojë lajme dhe spekullime. Planeti xhuxh prej vetëm 945 km dismtër që ndodhet në orbitën e Neptunit, ka ardhur sërish në vëmendje për një strukturë në formë piramidale që është vëzhguar në të. Video e publikuar nga “Bussines Insider” bën një shpjegim paraprak, por duhet thënë se në fillim të vitit 2015, disa pika, si burime drite u vunë re në Ceres. Më vonë NASA shpjefoi se bëhej fjalë për praninë e një llojë kripe me përmbajtje të sulfatit hekzahidritit të magnezit.

Subscribe to RSS - ceres