Orbita e një asteroidi mund të bëhet habitat njerëzor

Postuar në 20 Gusht, 2021 15:04

Orbita e Ceres, një asteroid masiv dhe planet xhuxh në brezin e asteroidëve midis Marsit dhe Jupiterit, mund të bëhet strehë për njerëzimin në të ardhmen. Sipas studiuesve finlandezë, një habitat i ri mund të përshtatet për jetën humane duke mbledhur materiale nga vetë Ceres.

Mund të ngjajë si skenar filmi apo libri fantastiko-shkencor, por studimi i publikuar në arXiv këtë javë del në përfundimin se në orbitwn e Ceres mund të krijohet një atmosferë e ngjashme me Tokën, për shkak të pranisë së azotit.

Madje, ata argumentojnë se mjedisi mund të jetë "më i mirë se Toka", pasi nuk ka mot të keq ose fatkeqësi natyrore dhe hapësira është shumë e madhe.

Studiuesit propozojnë disa satelitë rrotullues më të vegjël, të lidhur me njëri-tjetrin nëpërmjet lidhëseve magnetike për të krijuar një megasatelit gjigant në formë disku. Graviteti artificial afërsisht i barabartë me atë të Tokës mund të arrihet duke rrotulluar strukturën masive rreth Ceres. Një habitat i tillë do të duhej të bënte një rrotullim të plotë rreth planetit xhuxh në vetëm 66 sekonda për të ruajtur gravitetin artificial.

Zgjidhje është gjetur edhe për rrezatimin hapësinor dhe kërcënimin e meteoritëve? Shkencëtarët propozojnë disa pasqyra cilindrike gjigante që mund të kryejnë funksione të dyfishta: mbledhin dritën e diellit dhe e kalojnë atë në habitat dhe bllokojnë meteoritët e vegjël.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.