blatter

Më në fund: Blatter, Platini dhe Valcke pezullohen përkohësisht nga FIFA

Postuar në 08 Tetor, 2015 13:09

Stepp Blatterit dhe Michel Platinisë i ka ardhur ora e largimit. Komiteti i Etikës në FIFA ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të dy drejtuesve të mësipërm si dhe sekretarit të Përgjithshëm, Jerome Valcke. Ish-zv.presidenti i FIFA-s, Chung Mong-joon është përjashtuar për 6 vjet dhe gjobitur me 100 mijë franka zvicerane. Blatter, Platini dhe Valcke po hetohen për korrupsion, për akuza që kanë dalë në dritë prej muajsh. Ata përjashtohen nga çdo aktivitet përkohësisht, ndërkohë që vetëm Platininë, hetimi për është një shumë prej 2 milionë.

Orët e fundit të Step Blatter? Sponsorët “Coca Cola” dhe “McDonald's” kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme

Postuar në 02 Tetor, 2015 23:09

“Coca-Cola Co” dhe “McDonald's” kërkuan sot dorëheqjen e kreut të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Sepp Blatter. Kërkesa vjen  një javë pasi autoritetet zvicerane kanë nisur një hetim penal për të gjithë ekipin drejtues të FIFA-s. “Reuters” e cilëson lëvizjen shumë të rëndësishme, pasi të dyja kompanitë janë sponsorizuesit kryesorë të FIFA-s dhe mendohet se do të nxisin ndryshim në federatë. Nga ana e vet, Blatter, i përfolur gjatë si një drejtues i përfshirë në korrupsion nuk duket se ka ndërmend të dorëhiqet.

Subscribe to RSS - blatter