Belgjika

Reagim i mërgatës shqiptare ndaj historianit Pëllumb Xhufi*

Postuar në 22 Prill, 2018 10:27

Para disa ditësh, Komuna e Skarbekut në Bruksel lajmëroi mbajtjen më 23 prill (të hënën), të një konference kushtuar Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë kombëtar. 

Në lajmërimin dhe ftesat e shpërndara bëhej me dije se ky aktivitet organizohej me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Belgjikë dhe se konferencierët-panelistë të përzgjedhur nga ambasada do të ishin zotërinjtë Pëllumb Xhufi, Lek Pervizi e Safet Kryemadhi.

Skandali i mishit nga Belgjika, autoritetet belge injoruan ankesën e Kosovës për 18 muaj

Postuar në 13 Mars, 2018 12:45

Lajmi I importeve të mishit me etiketa të falsifikuara në Kosovës ka gjetur vend edhe në mediat në Europë. Gazeta blege “Het Laatste Nieuws” shkruan se autoritetet kosovare kishin njoftuar kolegët belgë për mundësinë e mashtrimit që në shtator të vitit 2016, por blegët nisën hetimet vetëm 18 muaj më pas. Ministry belg i Bujqësisë citohet të jetë shprehur se agjencia e ushqimit do t’i nënshtrohet auditit.

Pas Gjermanisë dhe Italisë, edhe Belgjika vendos kontrolle kufitare për fluturimet hyrëse nga Greqia

Postuar në 05 Dhjetor, 2017 22:40

Pas Gjermanisë dhe Italisë, edhe Belgjika vendos kontrollet për fluturimet hyrëse nga Greqia. Media të ndryshme greke raportojnë për shtim kontrollesh në Bruksel për pasagjerët që hyjnë nga Greqia, të cilët duhet të rrinë në radhë për të dorëzuar pasaportat. Mediat greke interpretojnë se këto kontrolle presupozojnë se pasagjerët grekë nuk konsiderohen si qytetarë të një vendi anëtar i zonës Shengen, por sikur të vijnë nga vende të botës së tretë.

Belgjika e gatshme t'i japë azil politik Carles Pouigdemond

Postuar në 29 Tetor, 2017 16:39

Belgjika e sheh si opsion real dhënien e azilit politik për presidentin e Katalonjës, Carles Pouigdemond. Qeveria spanjolle i ka hequr atij të gjitha kompetencat pas shpërbërjes Parlamentin e rajonit autonom.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese e Spanjës po shqyrton rastin e referendumit për pavarësi, për të përcaktuar nëse ai mund të konsiderohet si rebelim.

PD: Belgjika na hoqi nga lista e vendeve të sigurta

Postuar në 04 Korrik, 2016 14:08

Partia Demokratike e ka quajtur një lajm të keq vendimin e Belgjikës  për ta hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta. Sipas saj dhe më i rëndë bëhet ky vendim, kur mësohet se në listën e vendeve të sigurta janë të gjithë shtetet e rajonit, Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia. “Në kulmin e sezonit turistik dhe në prag të diskutimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, Belgjika ka vendosur ta heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta.

Gjermania trajton me pensione 2500 bashkëpunëtorë të Nazizmit në Belgjikë

Postuar në 09 Qershor, 2016 14:32

Bashkëpunimi nuk të lë pa gjë. Kjo vlen të thuhet edhe në rastin kur bashkëpunon me forca ndaj të cilave bota ka një qëndrim të prerë: nazistët. Një rast në Blegjikë, verifikuar nga historianët ka nxjerrë në dritë se 2500 bashkëpunëtorë belgë të nazizmit, gjatë kohës së pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore, vijojnë të marrin pension nga Gjermania. BBC-ja raporton sot se çështja është trajtuar edhe në nivel politik: të mbijetuarit nga nazizmi i kanë kërkuar ministrit përkatës, Daniel Bacquelaine që ta ndalojë këtë gjë.

Sensibilizim me viktimat, por jo me Turqinë*

Postuar në 25 Mars, 2016 01:43

Që prej vitit 1970, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka kritikuar vazhdimisht Turqinë për sjelljen e saj ndaj popullsisë kurde në jug të vendit. Megjithatë, situata mbetet ende shqetësuese edhe sot, në vitin 2016.

Me të drejtë shumë njerëz pyesin: Përse Franca dhe Belgjika kanë më shumë rëndësi se Turqia? A nuk janë turqit të barabartë me francezët dhe belgët? Për Europën e vlerave dhe të parimeve, jeta e njeriut nuk është e njësoj e vlefshme? Përse ky standard i dyfishtë?

Të gjitha këto pyetje e kanë përgjigjen brenda tyre dhe ajo është: Vetë Turqia.

Erdogan kishte paralajmëruar autoritetet belge

Postuar në 23 Mars, 2016 21:16

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan tha se kamikazi belg Brahim El Bakraui, i vetëvrarë në sulmet kamikaze në Bruksel është deportuar nga Turqia në korrik të vitit 2015, pas arrestimit, në qershor të 2015.  Autoritetet turke kishin paralajmëruar ato belge se ai ishte militant islamik.  Megjithatë, El Bakraoui ishte lënë i lirë nga autoritetet belge, pasi nuk ishin zbuluar lidhje me terrorizmin.  Erdoan tha se “Belgjika shpërfilli paralajmërimit e Ankarasë”.  Me kërkesë të tij, El Bakraui u kthye më pas  në Holandë.

Pages

Subscribe to RSS - Belgjika