banka

Stoku i kredisë arrin në 1.3 mld euro, Tirana në krye të borxheve

Postuar në 08 Maj, 2018 09:41

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për stokun e kredisë për individë sipas rretheve, për numër banorësh, tregojnë se huaja për banor në kryeqytet është 884 euro, gati tre herë më e lartë sesa qyteti i dytë që vjen më pas në listë, Durrësi.

Në total, në Tiranë individët kanë për të kthyer në banka 101 miliardë lekë hua, ose rreth 780 milionë euro, sipas të dhënave që i referohen tremujorit të parë të vitit 2018. Rreth 70% të kësaj shume e zë huaja për blerje banesash (624 euro për frymë), që shënon një rritje të qëndrueshme vit pas viti.

Foutanga Babani Sissoko - kur "xhindet" marrin 242 milonë dollarë nga banka

Postuar në 17 Shkurt, 2018 13:41

Në jetë duhet të provosh çdo gjë. Ky është ndoshta një nga mësimet kryesore që sa më mirë ta kuptosh aq më mirë është. Ose të paktën këtë na dëshmon rasti Foutanga Babani Sissoko, një qytetar nga Mali në Afrikën Perëndimore që arriti të merrte 242 milionë dollarë nga një bankë e Emirateve të Bashkuara Arabe duke pretenduar se kishte fuqi magjike.

Rikthehen fajdet, shpëtim nga diktatura e bankave

Postuar në 15 Korrik, 2017 17:27

Në Shqipëri është duke u rishfaqur fenomeni i fajdeve. Në një vrojtim, i cili ka mbledhur të dhëna deri në fund të qershorit, Banka e Shqipërisë raporton se bizneset dhe individët kanë filluar gjithnjë e më shumë të përdorin burime të tjera të parasë në vend të marrjes se kredive nga bankat.

Banka Qendore i cilëson me termin “burime alternative” dhe thotë se sinjalet dhe perceptimi i bankave të nivelit të dytë për rënien e kërkesës për kredi lidhet pikërisht me gjetjen e financimit në një mënyre tjetër.

Hetim për tërheqjen e shumave të mëdha nga bankat në prag të zgjedhjeve

Postuar në 17 Qershor, 2017 11:04

Task Forca e ngritur për monitorimin e zgjedhjeve ka nisur një hetim për tërheqjen e shumave të mëdha monetare gjatë muajit Maj 2017 në bankat e nivelit të dytë.

Hapen hetimet për tenderin e Sejkos

Postuar në 14 Qershor, 2017 17:18

Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për tenderin për rikonstruksionin e ish–Hotel Dajtit, një projekt që kushton 16 milionë euro. Organi i akuzës do të hetojë për dy akuza të rënda: atë të shkeljes së barazisë në tendera dhe atë të shpërdorimit të detyrës, raporton Tv Klan. 

Deputeti Peza dhe bashkëshortja nuk justifikojnë 850 000 USD

Postuar në 18 Prill, 2017 11:22

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj aksioneve bankare me vlerë rreth 113 milionë lekë të reja, të bashkëshortes së deputetit Alfred Peza,  shtetases Mirela Ndini. Procedimi penal për këto vepra penale ka nisur kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ka si objekt hetimin e pasurive të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alfred Peza.

Recitime publiçitare "pa din e pa iman"

Postuar në 12 Shkurt, 2017 19:23

Me shumë gjasë kryeministri do fliste për eskavatorët dhe timonierët e tipit "Gjushi", nëse lajmi i javës nuk do ishte grabitja e Qafë-Kasharit. Tersi e ndjek kryeministrin tonë dhe në recitimin e fundjavës polemizoi me mediat për atë që i dogji më shumë, Sajmir Tahirin, i cili doli zbuluar edhe njëherë bashkë me shtetin e Edi Ramës. Përveçse nuk japin asnjë garanci për vendin, të dy bashkë përpiqen të mballosin çdo të harakomë që si Rama ashtu dhe Tahiri përpiqen ta mbulojnë me uniformat e reja të policisë, dhuratë nga "baba" Erdogan.

Studimi/47 % e shqiptarëve i mbajnë kursimet jashtë bankave

Postuar në 08 Dhjetor, 2016 15:18

Qytetarët shqiptarë kanë kulturë të dobët fnanciare, ndaj rreth 47 % e popullsisë preferon t'i mbajnë paratë në shtëpi sesa ti çojë në bankë. Ky konkluzion ka dalë nga një studim I Bankës Botëore, ku sipas tyre pupullsia e Europës Juglindore ka preferencë të ulët për t'i depozituar paratë në sistemin bankar.

TemaTv

Posta Shqiptare me ambicien për t’u kthyer në Bankë. Zbardhet arsyeja pse u kundërshtua propozimi i ministrit Klosi për pensionet

Postuar në 29 Shtator, 2016 18:06

Kush tha që brenda koalicionit qeverisës të sotshëm nuk ka mendim strategjik? Është e vërtetë që Kryeministri me të vetët po ecin për shumëçka spontanisht, por partneri i tij, Ilir Meta, duket se nuk ka hequr dorë nga bbloku i shënimeve dhe i planifikimeve. Kjo të vjen në mend kur sheh se sot, drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, një njeri i LSI-së zbulon se projekti është që Posta të kthehet në Bankë.

“Shembujt konkretë ekzistojnë stafi i postës po i shikon mundësitë e zbatimit të këtij projekti. Dhe shembulli i zgjedhur është ai Italian”, tha ai për “TemaTv”.

Texas 1800 – Tiranë 2016

Postuar në 15 Gusht, 2016 14:28

Kronika e vjedhjes së një banke në zemër të Tiranës, ka qenë lajm i parë thuajse gjithë javën.

Pages

Subscribe to RSS - banka