Recitime publiçitare "pa din e pa iman"

Postuar në 12 Shkurt, 2017 19:23

Me shumë gjasë kryeministri do fliste për eskavatorët dhe timonierët e tipit "Gjushi", nëse lajmi i javës nuk do ishte grabitja e Qafë-Kasharit. Tersi e ndjek kryeministrin tonë dhe në recitimin e fundjavës polemizoi me mediat për atë që i dogji më shumë, Sajmir Tahirin, i cili doli zbuluar edhe njëherë bashkë me shtetin e Edi Ramës. Përveçse nuk japin asnjë garanci për vendin, të dy bashkë përpiqen të mballosin çdo të harakomë që si Rama ashtu dhe Tahiri përpiqen ta mbulojnë me uniformat e reja të policisë, dhuratë nga "baba" Erdogan. Siç ka thënë edhe Ben Blushi kryeministri që kemi është i aftë të mos marrë asnjëherë asnjë përgjegjësi. Dhe këtë radhë nuk mund të ishte ndryshe, fajësoi Bankën dhe mediat për grabitjen dhe jehonën që ajo la në publik. 
Policia as në Shqipëri e as gjëkundi s’ka shans ta ndalojë në flagrancë një krim të kësaj natyre nëse banka nuk merr asnjë prej masave parandaluese të kërkuara, që vetë policia i’a kërkon me ngulm prej kohësh dhe në mënyrë të përsëritur”, tha kryeministri në komunikimin e tij javor të publikuar të dielën në “Facebook”.

Banka mund të ketë përgjegjësitë e veta në këtë histori, por policia tregoi në mënyrë të përsëritur se kur është fjalë për vrasje bankierësh apo grabitje bankash ajo çorientohet dhe ikën në drejtim të paditur, siç i pëlqen kryeministrit të thotë për shpesh herë për opozitën. 
Kryeministri tha se menjëherë pas grabitjes “u hodh menjëherë përpjetë e gjithë lukunia e zellshme e luftë kundër reformave dhe vetë kësaj qeverie që po hedh bazat për të bërë shtet në Shqipëri".  

Reformatori i madh Edi Rama përveçse në frontin e reformave ka dhe hallin e mediave që nuk shohin tek ai liderin e madh. 
Ku bën vaki të sulmohet qeveria dhe policia si të ishin organizatorë të grabitjes së një banke?” pyeti Kryeministri, duke shtuar se “kjo ndodh vetëm në pisllëkun politik e mediatik ku janë zhytur kundërshtarët pa din e komentatorët pa iman të reformave tona.” "Tellallët e pandreqshëm të së shkuarës dhe avoketërit e paskrupullt të të varfërve që majë foltores së kuvendit apo prej banakëve apo sokakëve të medias rreken si të marrë të krijojnë një panoramë zymtish e llahtarish", deklaroi Rama.

E folura publiçitare është talenti i vetëm i tellallit që kemi në krye të punëve të vendit, i cili nuk ka din e iman jo vetëm për haluçinacionet që e shoqërojnë, por edhe për interpretimin brilant të publiçitetit të qeverisë

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky njeri vuan nga deliri i madheshtise pa kufi. Perse shqiptareve te gjore u duhet te durojne ne krye te vendit o sadistet, o te marret, o homseksualet, o paranoiaket, o kardiologet katunare, o zhgarravitesit makaronangrenes?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.