andrea stefani

Shkolla "Andrea Stefani", ose politika Tirana - tironsave

Postuar në 14 Gusht, 2020 14:35

Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vetë me origjinë nga Terpani i Beratit, apo Urës Vajgurore, ka njoftuar se një shkollë në zonën e Unazës së Madhe do t’i vihet emri, Andrea Stefani.

Publicisti ndërroi jetë pak vite më parë dhe mbahet mend përmbi të gjitha si një gati armik publik i Sali Berishës. A mund të quhet kontribut i qenësishëm një gjë e tillë? A mund të shërbejë kjo disidencë e rreme si vlerë publike? Për zotin Veliaj, Stefani hynte te gazetarët e ndershëm, duke na shpallur kështu se ai bën auditin moral të medias.

(zv)Ambasadori i OSBE-së, as kuptohet dhe as kupton

Postuar në 27 Shkurt, 2019 00:30

Shkrimi i mëposhtëm është publikuar në gazëtën “Shqip” më 31 tetor 2012 me titullin: Ambasadori Wolfarth as kuptohet, as kupton. Autori është Andrea Stefani i cili sjell një koment kritik për ish-ambasadorin e OSBE-së në atë kohën, Eugen Wolfarth.

Ndahet nga jeta Andrea Stefani

Postuar në 03 Dhjetor, 2016 17:41

Andrea Stefani, gazetar dhe opinionist i njohur, ka ndërruar jetë. Stefani vuante nga një sëmundje e rëndë të cilën nuk ka arritur ta tejkalojë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Stefani hyn tek ata opinionistë që nisi punën si gazetar nga terreni: fillimisht në gazetën “Puna” në vitin 1989, në vitin 1993 në “Gazeta Shqiptare”, pastaj në gazetën “Rilindja” të Kosovës që botohej në Tiranë.

Prej vitit 1997, ku shtypi shqiptar fitoi një tjetër dinamikë Stefani u angazhua me “Shekulli”, “Shqip”, “Dita” si opinionist.

Elozhe për qeverinë, kritika për demokracinë

Postuar në 10 Shkurt, 2016 10:27

Analisti Andrea Stefani në një replikë të botuar në gazetën "Dita" është shprehur kundër idesë së Servet Pëllumbit se zgjedhjet për kryetar të Partisë do të favorizonin një skenar përçarje të së majtës. Ai është pro qeverisë Rama, por kundër premisave që e shndërrojnë Partinë Socialiste një një forcë autoritare me pasoja të dëmshme për demokracinë e vendit. "E mira e vendit dhe e integrimit të Shqipërisë në BE, e do që stabiliteti i qeverisë Rama të ruhet me çdo kusht.

Andrea Stefani publikon SMS-në e Arvizut: “Vërtet beson se opozita nuk ka përgjegjësi për 21 Janarin”

Postuar në 21 Janar, 2016 10:15

Ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu nuk e ka fshehur që ka patur një komunikim personal me gazetarët gjatë qëndrimit të tij në Tiranë. Në 5 vjetorin e ngjarjeve të 21 Janarit, Andrea Stefani zbulon një mesazh nga komunikimi i tij me ish-ambasadorin Arvizu, i cili ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin dhe përgjegjësinë e ish-opozitës në protestën e dhunshme ku mbetën të vrarë 4 persona.  

1 milionë vota në 2013-ën,1 milionë vota në 2015-ën. Sërish kanë frikë nga Berisha!

Postuar në 10 Gusht, 2015 16:48

Andrea Stefani shkruan sot një shkrim të gjatë në gazetën “Dita” ku merret edhe njëherë me Sali Berishën. Kësaj radhe u kthehet ndërkombëtarëve se përse kur Sali Berisha flet për revolucion demokratik në thonjëza, ata heshtin. Stefani shkruan shumë, thotë shumë gjëra, të gjitha që lidhen me Sali Berishën, të cilit i vesh cilësi që nuk mund të qëndrojnë në realitet po të bëhet një vlerësim real i fuqive të tij. “Pse gjithë kjo droje, për të mos thënë frikë nga tij?

Subscribe to RSS - andrea stefani