Slideri Kryesor

Shqipëria, sekreti i fundit/Të heqin dritat, kur as nuk t'i sjellin

Postuar në 09 Gusht, 2015 16:15

Ngjan thuajse e pashmangshme që dritat të mungojnë aty ku ka shumë njerëz. Kjo po ndodh aktualisht në Jug të Shqipërisë, aty ku shpresohet që të fitojmë turizmin si sfidë edhe ekonomike, apo imazhi. Mirëpo punët nisin mbrapsht. P.sh lajmet e para që erdhën nga bregdeti ishin ato që kishin të bënin me ndërprerjen e furnizimit me energji të atyre subjekteve që rezultonin debitore ndaj OSHEE-së. Edhe pse një goditje jo shumë e gjetur, sërish enti në fjalë është në të drejtën ligjore të zbatojë masat e mësipërme.

S'mund të turpërohemi për disa azilkërkues

Postuar në 09 Gusht, 2015 13:33

Deri dje qeveria fajësonte trafikantët për shifrat në rritje të azikërkuesve, por të paktën zyrtarisht nuk ka ndaluar individë apo grupe që nxisnin emigrimin përmes skemave të përfitimit financiar. Përfaqësues të qeverisë që nga kryeministri i pari kanë deklaruar përpara ndërkombëtareve se qeveria është në luftë me fenomenin, por e vetmja punë në këtë drejtim janë thirrjet ndërgjegjësuese të zyrtarëve të dorës së dytë të Ministrisë së Brendshme nga pikat e kalimit kufitar.

Kundërthëniet e Canit, draft edhe ka edhe s'ka

Postuar në 09 Gusht, 2015 11:17

Nuk e ka duruar presionin Ministria e Financave dhe dy ditë pas zhurmës së madhe për draftin ku propozohej rikthimi i tatimit mbi pagën minimale ka deklaruar zyrtarisht përmes zv/ministrit se qeveria nuk ka asnjë plan për rishikimin e taksimit mbi të ardhurat personale. Zv/ministri Erjon Luçi mohoi të jetë hedhur për diskutim një draft i tillë. "S'ka draft dhe nuk ka ndryshim në skemë, reforma e politikës së taksave ka përfunduar. Fokusi kryesor i Ministrisë së Financave është lufta kundër efiçencës dhe evazionit fiskal"-ka theksuar Luçi.

Një emër me gjashtë zero për Elisa Spiropalin!

Postuar në 09 Gusht, 2015 02:22

Ajo që përflitej ngado në Tiranë, ka gjetur dje një titull zyrtar në “Rilindjen Demokratike”, gazetë e Partisë Demokratike. Me një shkrim të gjatë, kjo gazetë akuzon ish-drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali se ka vjedhur për vetëm 16 muaj në detyrë 5 milionë euro. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Edi Rama, kryeministri, e ka larguar nga detyra Spiropalin. “Rama është personi i cili në një komunikim të ngushtë me njerëzit e tij të besuar kur ka kërkuar largimin e Spiropalit ka dhënë edhe arsyen se përse.

Në Tiranë ka mbetur vetëm ministri i Financave..!

Postuar në 08 Gusht, 2015 20:58

Tregues domethënës, që Vipat e Shqipërisë i kalojnë pushimet brenda vendit, duke i shpenzuar paratë në atdhe dhe duke dhënë kështu një kontribut për të ardhurat që me zor po kapin një objektiv të pranueshëm. Kjo nuk vlen në rastet kur udhëheqja politike pushon në vilat qeveritare të sistemuara enkas për drejtuesit më të lartë të shtetit, gjithmonë me aprovimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe kuotën e përcaktuar për dieta dhe ushqime, pavarësisht nëse je vegjetarian, mishëngrënës apo hamës ëmbëlsirash.

Tallavaja e gënjeshtrave që vijnë nga Ministria e Financave

Postuar në 08 Gusht, 2015 18:58

Kryeredaktorja e revistës “Monitor”, Ornela Liperi, publikon në profilin e vet në “Facebook” e-mailin e Ministrisë së Financave lidhur me projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Bardhi Sejdarasi u përpoq ta përgënjeshtronte lajmin e djeshëm se qeveria synon të rrisë tatimin mbi të ardhurat personale edhe te rrogat e ulëta. Madje duke u përfshirë në dialogje në Facebook, si e si që të denigronte gazetarët që shkruajtën lajmin.

Si tingëllon sot "ky lajm i mirë për shqiptarët"?

Postuar në 08 Gusht, 2015 18:34

Në mesin e dhjetorit të vitit 2013, kur qeveria ishte në xhirot e para të nxemjes pas fitores në zgjedhje, ministri Ekonomisë, Arben Ahmetaj u parapriu festive me një lajm të mirë për shqiptarët siç e cilësoi ai vetë miratimin e buxhetit “historik” për vendin. Por si tingëllon 1 vit e gjysmë më vonë ky lajm i mirë për shqiptarët? Paragrafi që vijon tregon një pjesë të entuziasmit të qeverisë në fillimet e saj, për të cilin tani ka vend për shumë diskutim;

Me fitim të majmë 6-mujori i bankave, u favorizuan nga politikat e BSH

Postuar në 08 Gusht, 2015 17:50

Edhe pse kredia në ekonomi vazhdon të tkurret, fitimi i bankave për 6 muajt e parë të këtij viti shkon në 83 milion dollarë. Kjo shifër duket deri diku paradoksale, pasi paratë që shkojnë në llogaritë e 16 bankave që operojnë në Shqipëri duhet të rriteshin nëse rritej kredidhënia, por arsyetimi është një tjetër: ngrirja e interesave bankare për ata që kanë tashmë një hua për të paguar, po mban këtë bilanc financiar të bankave në këto nivele.

Korrigjohet me laps dhe gomë rritja ekonomike dhe niveli i borxhit

Postuar në 08 Gusht, 2015 17:11

Qeveria rishikon me ulje shifrat e rritjes ekonomike, duke pranuar se objektivat e parashikuar nuk janë arritur. “Në kuadrin e fundit makroekonomik dhe fiskal, Këshilli i Ministrave ka korrigjuar në ulje shifrën e rritjes ekonomike, jo vetëm për këtë vit, por edhe për tre vitet e ardhshme. Sipas dokumentit strategjik për 2015-ën rritja ekonomike është ulur nga 3 përqind që ishte vlerësimi fillestar, në 2.7 për qind. Por teksa ulja për këtë vit ishte paralajmëruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, surprizë ka qenë rishikimi në ulje për të gjithë horizontin afatmesëm.

122 milionë dollarë evazioni fiskal dhe abuzim me tatimet në dy vite

Postuar në 08 Gusht, 2015 15:07

Evazioni fiskal dhe krijimi skemave mashtruese i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej 122 milionë dollar ne harkuon kohor te dy viteve. Në një kronikë të trasmetuar nga “Ora News” thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ka bërë me dije se vetëm gjatë vitit 2015 abuzimi me tatimet ka sjellë një dëm prej 20 milion dollarësh, dhe se per te gjitha keto ka referuar ne prokurori 247 padi penale.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor