Me fitim të majmë 6-mujori i bankave, u favorizuan nga politikat e BSH

Postuar në 08 Gusht, 2015 17:50

Edhe pse kredia në ekonomi vazhdon të tkurret, fitimi i bankave për 6 muajt e parë të këtij viti shkon në 83 milion dollarë. Kjo shifër duket deri diku paradoksale, pasi paratë që shkojnë në llogaritë e 16 bankave që operojnë në Shqipëri duhet të rriteshin nëse rritej kredidhënia, por arsyetimi është një tjetër: ngrirja e interesave bankare për ata që kanë tashmë një hua për të paguar, po mban këtë bilanc financiar të bankave në këto nivele. Nëse shohim tabelën e publikuar nga Banka e Shqipërisë, për rezultatet e 6-mujorit të sistemit bankar, shpenzimet e bankave të cilat klasifikohen si para që ato japin për interesin e depozitave janë 75 milion dollarë, ndërsa të ardhurat që vijnë nga kreditë shkojnë në 310 milion dollarë. Sipas Vizion plis, kjo diferencë duket e pabarabartë, pasi qytetarët, të cilët lenë para në banka fitojnë një interes minimal, i cili në fund të qershorit shkoi në 1.5%, ndërsa interesat mesatarë të kredisë ishin në nivelet 9.2%. Edhe pse Banka e Shqipërisë ka ulur disa herë rresht normën e interesit të lekut, me sa duket kjo lëvizje vetëm ka shtuar fitimet e bankave, të cilat krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti i kanë shtuar ato me 53%. Qëllimi kryesor në lëvizjet monetare që bëri Banka Qendrore ishte ulja e kostove të kredisë, por në fakt ulja e normës së interesit uli përqindjen që marrin qytetarët nga kursimet e tyre në banka.

l.m

Comments

Submitted by Analisti (not verified) on

Padyshim qe BSH I favorizon, perfshire edhe qeverise kohen e fundit me qarjen e "halleve" me kredite e keqia.
Moratorium nga BSH per diferencen depozite kredi per nje kohe tranzitore te detyrueshme dhe te kontrollueshme per bankat mund te shpetoje kreditimin ne ekonomi. Cdo mase tjeter medemek "teorike" e BSH vetem se ndihmon bankat por Jo shqiptaret ne cdo rast si deri me sot, nga Fullani te ky gjeniu!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.