122 milionë dollarë evazioni fiskal dhe abuzim me tatimet në dy vite

Postuar në 08 Gusht, 2015 15:07

Evazioni fiskal dhe krijimi skemave mashtruese i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej 122 milionë dollar ne harkuon kohor te dy viteve. Në një kronikë të trasmetuar nga “Ora News” thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ka bërë me dije se vetëm gjatë vitit 2015 abuzimi me tatimet ka sjellë një dëm prej 20 milion dollarësh, dhe se per te gjitha keto ka referuar ne prokurori 247 padi penale. Të dhënat e drejtorisë së Ttatimeve tregojnë se vetëm për pjesën e parë të këtij viti në arkën e shtetit nuk janë arkëtuar 20 milion dollarë vetëm si rezultat i skemave mashtruese kryesisht me TVSH-në një zë që ka pasur mosrealizim të ndjeshëm gjatë 6 -mujorit të parë të 2015. Nisur nga këto abuzime Drejtoria e Tatimeve ka referuar në prokuroritë e rretheve gjyqësore 247 çështje penale me vlerë dëmi 122 mln dollarë me 456 autorë. Ndërkohë që kanë përfunduar në pranga 60 të akuzuar për krijimin e skemave mashtruese fshehjen e të ardhurave dhe mos pagesë të taksave. Administratat tatimore së bashku me prokurorinë po punojnë për zbardhjen e skemave dhe kalimin e tyre në Gjykatë në një kohë që vetëm për vitin 2015 janë referuar 85 çështje penale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.