Si tingëllon sot "ky lajm i mirë për shqiptarët"?

Postuar në 08 Gusht, 2015 18:34

Në mesin e dhjetorit të vitit 2013, kur qeveria ishte në xhirot e para të nxemjes pas fitores në zgjedhje, ministri Ekonomisë, Arben Ahmetaj u parapriu festive me një lajm të mirë për shqiptarët siç e cilësoi ai vetë miratimin e buxhetit “historik” për vendin. Por si tingëllon 1 vit e gjysmë më vonë ky lajm i mirë për shqiptarët? Paragrafi që vijon tregon një pjesë të entuziasmit të qeverisë në fillimet e saj, për të cilin tani ka vend për shumë diskutim;

“Lajm i mirë për shqiptarët! Buxheti që sapo ka kaluar në Këshillin e Ministrave ka ulur taksat për 97% të të punësuarve shqiptarë, duke e vendosur menjëherë theksin tek fuqizimi i konsumatorëve.Në vitet e fundit, me taksën e sheshtë janë goditur mbi të gjitha shtresat e shqiptarëve që fitonin më pak. Sa më pak fitonin, aq më shumë peshë zinin taksat në portofolin e tyre.Por jo më! Qeveria ka ndryshuar taksën nga të sheshtë në progresive, për të mundësuar atë që kemi premtuar gjatë të gjithë kohës, drejtësi sociale…Kështu për pagat minimale, kursimi është më i lartë se një pagë mujore. Taksa efektive për këto shtresa, pra shtresat më në nevojë, është një ndihmë e domosdoshme. Gjithashtu janë ulur taksat për shtresën e mesme, shtresën që e mban në kurriz ekonominë e vendit. Një mësues shkolle të mesme do të kursejë një ditë e gjysmë pune në muaj.Kjo është rritja e vërtetë më e madhe e pagave që mund të ndërmerrej nëpërmjet një buxheti i cili përmban stimulin më të madh për ekonominë që është ndërmarrë ndonjëherë në Shqipëri”

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.