Slideri Kryesor

Dogana, 468 000 lekë për kurs anglishteje për drejtuesit! Merr pjesë edhe Spiropali

Postuar në 17 Gusht, 2015 18:18

“Syri.net” publikon një faksimile prokurimi në dogana për...”kurs anglishteje online”. Dhe në këtë kurs merr pjesë edhe Drejtoresha e Doganave, e dikurshmja, Elisa Spiropali. Dokumenti, që ngjan si i hartuar nga organe auditi, nënvizon se fondi prej 468 000 lekë është i pajustifikuar, përderisa “nuk mund të përdoren fondet buxhetore për përmirësimin e gjuhës së huaj apo për kualifikime për të cilat lidhen drejtpërdrejtë me arsimin profesional”.

Përgjime edhe për llogari të miqve

Postuar në 17 Gusht, 2015 18:07

Para më shumë se një viti, kur në media qarkulloi lajmi se shërbimet gjermane kishin survejuar në Shqipëri, kryeministri shqiptar tha se “ne nuk kemi çfarë të fshehim nga miqtë”. Është një nga ato deklarata që hidhen kuturu, si për të thënë se “tani jemi të brendshëm me të mëdhenjtë”. Mirëpo diskutimi është më i gjerë dhe me shumë implikime, kur vjen puna te fakti se përgjimet e sotme, po rezultojnë në krijime të qendrave të të dhënave që administrohen në një dorë. Kjo dorë është SHBA.

Video/Radhë dhe grushte për pasaportë

Postuar në 17 Gusht, 2015 17:57

Nuk ka të sosur radha dhe sherri që vjen nga shteti shqiptar. Radhë për pasaporta kudo, radhë për certifikata...Në Vlorë situata ka shkuar deri në përplasje fizike.

Prishtinë/Nis punimet Seminari XXXIV për Gjuhën dhe Letërsinë

Postuar në 17 Gusht, 2015 15:58

Ka nisur punimet në Prishtinë Seminari XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili do të zhvillohet deri më 28 gusht dhe që ka si tema kryesore: shqipja në domenin publik, letërsia dhe religjioni, si dhe kultura shqiptare në tranzicion.

Në Ballkan nuk ka vende të sigurta, por të dëshpëruara

Postuar në 17 Gusht, 2015 14:44

Përgjegjësinë e kanë elitat politike që njerezit po ikin në masë nga Ballkani. Kështu shkruan sot në një shkrim në “Deutsche Welle”, Verica Spasovska, e cila ofron një përgjigje për shkakun e imigrimit. Një përgjigje që nuk thuhet nga politiknaët dhe vendimmarrësit, që bëjnë llogari dhe flasin për vende të sigurta. Ndërkohë që masat shtrënguese ndaj elitave hajdute dhe banditeske në Shqipëri e Kosovë, apo edhe gjetkë, i kanë në dorë. Është kjo çfarë sugjeron Spasovska.

Shënim: Braçe, dëmi ekonomik i gabimit në pasaporta dhe disa dëme të tjera shumë më të prekshme

Postuar në 17 Gusht, 2015 14:44

Nëpërmjet një komenti në Facebook deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar mbi gafën e shënimit të gabuar të afatit 10 vjeçar në pasaportat e fëmijëve, afat që duhej të ishte 5 vjet. Braçe nuk e quan një gabim teknik, por një shkelje ligji që sipas tij u kushton shqiptarëve 11.6 milionë euro. Braçe thotë se kjo çështje, e cila po trajtohet si gabim teknik, ka ndodhur në harkun kohor Prill 2009-Korrik 2010, kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Lulzim Basha.

Ftesat e Veliajt për adoptime, humoristët politikë hyjnë në garë

Postuar në 17 Gusht, 2015 14:03

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj pak ditë më parë bëri thirrje që biznesi apo qytetarët të adoptojnë një çerdhe për të përmirësuar kushtet e saj. I pari që iu përgjigj thirrjes ishte aktori i humorit Gazmend Paja që adoptoi një çerdhe. Paja njihet për simpatitë e tij socialiste. Ndërkaq kolegu i tij Julian Deda, i atashuar pranë strukturave të PD-së, ofrohet të adoptojë Kryemnistrinë.

Egjipti gjithnjë e më pranë “Mubarakut”, qeveria ndalon mbajtjen e shamisë nga vajzat në shkollat fillore

Postuar në 17 Gusht, 2015 12:26

Regjimi i Al Sisit në Egjipt po i pret gjithnjë e më shumë urat me ato elemente që kërcënojnë mbivendosjen e fesë ndaj shtetit. Ndërkohë që kundër krimeve të kategorizuara si terrorizëm, Egjipti ka vendosur dënimin me vdekje të parevokueshëm, qeveria së fundi ka ndaluar mbajtjen e shamive nga fëmijët në shkolla. Ministri i Arsimit, Moheb Al-Refaei, tha se vajzat nuk do të lejohen të mbajnë shaminë në shkollë fillore. Sipas ministrit, Islami nuk i detyron vajzat që të bartin shamitë, deri sa të arrijnë moshën e pubertetit, kështu që ato nuk kanë nevojë të bartin ato gjatë shkollës fillore.

“Genocid ndaj italianëve. Po zëvendësohen me imigrantë”

Postuar në 17 Gusht, 2015 05:16

Çështja e imigrantëve nxjerr krye si problem serioz politik edhe në Itali. Temën e ka marrë me zhurmë të madhe Matteo Salvini, lideri i Lega Nord(Sekretari federal) i cili gjatë një fjalimi në Ponte di Legno, në provincën e Brescia-s, ka folur me tone të forta. “Është duke u zhvilluar genocid ndaj popullit italian dhe kryeministri Renzi është bashkëpunëtor me skafistët. Imigrantët po zëvendësojnë italianët”, tha Salvini. Më tej ai është treguar i ashpër edhe me përfaqsuesit e kishës, peshkopët, të cilët janë shprehur kritikë ndaj qëndrimeve të Legas.

Një shembull nga Rusia për turizmin në objektet ushtarake(jo me konçesion)(video)

Postuar në 16 Gusht, 2015 22:44

Rusia ka hapur për turistët një bazë navale në Balaklava në Sevastopol të Krimesë, e cila shërbente dikur për nëndetëset. Siç raporton media ruse “Russia Today”, kompleksi dikur ishte tepër sekret dhe njihej si Objekti 825 GTS dhe ndodhet nën tokë. Objekti ka tërhequr shumë turistë, çka na çon në mendje Porto Palermon në Shqipëri. Do të ishte një ide e mirë që objekti i tuneleve të nëndetësve të hapej për turistët, edhe sepse ka fitim. Ndoshta një ditë edhe ndodh, por të urojmë jo me konçesion.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor