“Genocid ndaj italianëve. Po zëvendësohen me imigrantë”

Postuar në 17 Gusht, 2015 05:16

Çështja e imigrantëve nxjerr krye si problem serioz politik edhe në Itali. Temën e ka marrë me zhurmë të madhe Matteo Salvini, lideri i Lega Nord(Sekretari federal) i cili gjatë një fjalimi në Ponte di Legno, në provincën e Brescia-s, ka folur me tone të forta. “Është duke u zhvilluar genocid ndaj popullit italian dhe kryeministri Renzi është bashkëpunëtor me skafistët. Imigrantët po zëvendësojnë italianët”, tha Salvini. Më tej ai është treguar i ashpër edhe me përfaqsuesit e kishës, peshkopët, të cilët janë shprehur kritikë ndaj qëndrimeve të Legas. Sipas Salvinit, disa prej tyre “i çajnë veshët Legas”. Salvini mendon se zgjidhja për imigracionin kërkon operativitet dhe trajtim të problemit në origjinë. Për këtë arsye më datën 29 shtator lideri legist ka menduar të shkojë në Nigeri “për të pyetur ministrat nigerianë se për çfarë kanë nevojë që qytetarët e këtij vendi të mos ikin më”. Problematik është edhe nataliteti afrikan, i cili sipas tij duhet kontrolluar, pasi “kështu nuk mund të vazhdohet më”. Europa? “Më mirë vetëm se me shoqërues të këqinj”, shton Salvini.

http://www.corriere.it/politica/15_agosto_15/immigrazione-salvini-vescov...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.