Prishtinë/Nis punimet Seminari XXXIV për Gjuhën dhe Letërsinë

Postuar në 17 Gusht, 2015 15:58

Ka nisur punimet në Prishtinë Seminari XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili do të zhvillohet deri më 28 gusht dhe që ka si tema kryesore: shqipja në domenin publik, letërsia dhe religjioni, si dhe kultura shqiptare në tranzicion.
Në hapjen e aktivitetit kanë qenë edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, si dje ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Një pjesëmarrje kjo që të kujton atë të vitit 1972 kur mbahej Kongresi i Drejtshkrimit. Drejtori i Seminarit, Rrahman Paçarizi ka bërë thirrje që institucionet shtetërore të ndihmojnë në përhapjen e rezultateve të seminarit dhe përthithjen e tyre në dijen globale, meqenëse siç u shpreh ai, “në botë nuk ka një institucion më serioz që merret me shkencat albanologjike dhe nuk ka një revistë më përfaqësuese se kjo e Seminarit, ku botohen arritjet në këto fusha”.
Në seminar marrin pjesë edhe përfaqësues të arbëreshëve të zonës së Zarës, fakt i bërë publik nga Sedat Kuçi, Dekani i Fakultetit të Filologjisë, i cili ka nënvizuar qëllimet e aktivitetit. “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, përveç rolit arsimor, shkencor e kulturor po vazhdon t’i përmbush edhe misionin e afirmimit të vlerave të kulturës shqiptare në botë; misionin e përhapjes së mendimit intelektual shqiptar për probleme të caktuara gjuhësore, letrare e kulturore; misionin e njohjes reciproke me rezultatet ne studiuesve shqiptarë dhe të huaj në fusha të ndryshme të albanologjisë; misionin e krijimit të mundësive të reja midis studiuesve shqiptarë dhe atyre të huaj që ka një rëndësi të madhe në aspektin e bashkëpunimit ndërnjerëzor dhe ndërkombëtar midis kulturave e popujve”, tha ai, raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.