Egjipti gjithnjë e më pranë “Mubarakut”, qeveria ndalon mbajtjen e shamisë nga vajzat në shkollat fillore

Postuar në 17 Gusht, 2015 12:26

Regjimi i Al Sisit në Egjipt po i pret gjithnjë e më shumë urat me ato elemente që kërcënojnë mbivendosjen e fesë ndaj shtetit. Ndërkohë që kundër krimeve të kategorizuara si terrorizëm, Egjipti ka vendosur dënimin me vdekje të parevokueshëm, qeveria së fundi ka ndaluar mbajtjen e shamive nga fëmijët në shkolla. Ministri i Arsimit, Moheb Al-Refaei, tha se vajzat nuk do të lejohen të mbajnë shaminë në shkollë fillore. Sipas ministrit, Islami nuk i detyron vajzat që të bartin shamitë, deri sa të arrijnë moshën e pubertetit, kështu që ato nuk kanë nevojë të bartin ato gjatë shkollës fillore. Mbajtja e shamive fetare në këtë vend është një çështje shumë e ndjeshme. Shumë klerikë myslimanë besojnë se bartja e shamive është e detyrueshme në Islam, ndërsa disa akademikë e kontestojnë dhe thonë se rrënjët e saj shtrihen më shumë në traditën kulturore. Por ‘çudia’ egjiptiane është se vendi është kthyer në një regjim të modelit Mubarak, pas eksperimentit të “pranverës arabe” ku forcat me axhendë të qartë fetare si Vëllazëria Myslimane dolën në krye. Nderkohe që shumë vende të tjera të asaj vale janë drejt shpërbërjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.