Blloku Shkenca

Ing. Patrick Priebe krijon një armë lazer

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 20:24

El Niño thyen rekordin e 1997-ës ku vdiqën 20 mijë njerëz dhe u shkaktuan dëme në 97 miliardë dollarë

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 19:48

El Niño është një dukuri meteorologjike me burim temperaturat e sipërfaqes së oqeanit Paqësor. Ai quhet edhe si Oshilacioni Jugor dhe konsiston në një rrymë uji të ngrohtë që zhvillohet në Paqësorin jugor dhe lindor. Lëvizja e madhe që krijon kjo rrymë drejt Amerikave shoqërohet me zhvillime meteorologjike të forta që kanë pasoja të mëdha. Për ilustrim, El Niño i vitit 1997-98 provokoi 20 mijë të vdekur dhe 97 miliardë dollarë dëme si pasojë e përmbytjeve, thatësirave, zjarreve, cikloneve dhe rrëshqitjeve të dheut aneambanë botës.

Kafsha më rezistente në Tokë me 17.5% të ADN-së të importuar. E vetmja që njihet se i ka mbijetuar edhe vakuumit hapësinor

Postuar në 29 Nëntor, 2015 23:59

Tardigrades, kështu quhet jovertebrori ujor që konsiderohet si gjallesa më e fortë dhe rezistente në Tokë. Të njohur ndryshe edhe si arinj të ujit, këto krijesa të vogla i rezistojnë temperaturave shumë të ulëta, periudhave të gjata të thatësirës, dozave të larta të radioaktivitetit dhe janë gjallesat e vetme(kafshët) të njohura deri më sot që t’i kenë mbijetuar edhe vakuumit hapësinor. Ku konsiston kjo aftësi “mbinatyrore” e mbijetesës? Sipas një studimi, Tardigrades kanë një sasi shumë të madhe – 17.5% të përbërë nga ADN e huaj.

Megastrukurë aliene në KIC 8462852? NASA thotë se bëhet fjalë për një “familje kometash”

Postuar në 25 Nëntor, 2015 23:13

NASA ka dalë me një qëndrim të vetin rreth “anomalisë” së vërejtur në vëzhgimin e yllit KIC 8462852, 1481 vjet dritë larg nga Toka. Vëzhguesit vunë re pulsime të parregullta, joperiodike, rreth këtij ylli, duke i hapur rrugë hipotezës së një megastrukture të ndërtuar nga një qytetërim alien. Diskutimet e shumta erdhën pasi sipas disa shkencëtarëve asgjë natyrale nuk i jep shpjegim shterues faktit se drita përthyhet në mënyrë kaq jo të rregullt.

Zbulohen fosilet e një pylli tropikal në Svalbard të Norvegjisë

Postuar në 22 Nëntor, 2015 16:55

Në Svalbard të Norvegjisë është zbuluar së fundmi një pyll i fosilizuar që ka karakteristikat e një pylli tropikal. Pemët e zbuluara janë diçka mes një plame dhe fiereve dhe shkencëtarët mendojnë se ato ishinë pjesë një pylli të madh tropikal në këtë zonë. Gjatë epokës Devoniane, Svalbardi, që tani është në veriun e ftohtë mendohet të ketë qenë afër ekuatorit. Pylli u përmbyll nga llumi i ujërave dhe tabanit të një liqeni aty afër që mundësoi edhe fosilizimin. Sipas dr. Chriss Berry, zhdukja e këtij pylli provokoi një ndryshim dramatik klimaterik në atmosferën e Tokës.

Për herë të parë/Fotografohet lindja e planeteve të rinj(video)

Postuar në 19 Nëntor, 2015 14:40

Shkencëtarët kanë fotografuar për herë të parë krijimin e planeteve që orbitojnë rreth një ylli. Fotografia është marrë në një eksoplanet që orbiton rreth yllit të quajtur LKCa 15 e që ndodhet 450 vjet dritë larg Tokës.

Fundi i antibiotikëve

Postuar në 19 Nëntor, 2015 13:45

Ka vite që paralajmërohet dhe dita ka ardhur. “Magjia” e antibiotikëve ka marrë fund, pasi siç bëhet e ditur, aktualisht nuk ka më një antibiotik, ndaj të cilit bakteret të mos shfaqin rezistencë. Një zbulim i bërë nga kërkuesit në Kinë, i vë vulën frikës së shprehur deri më tani, e që në fund të vitit të kaluar detyroi edhe presidentin amerikan Barack Obama dhe kryeministrin britanik, David Cameron, ta cilësonin imunitetin e fituar të baktereve ndaj antibiotikëve si një nga kërcënimet më serioze për njeriun.

Video/Pse mjegullohet shikimi në hapësirë?

Postuar në 18 Nëntor, 2015 23:41

NASA publikon këtë video ku shpjegohet se përse në hapësirë shikimi i njeriut mjegullohet. Një hipotezë është graviteti i ulët, por ky problem duhet zgjidhur përpara se misionet njerëzore të shkojnë në Mars. Deri më tani astronautët kanë përdorur syze të posaçme korrigjuese.

Një hipotezë e re: Materia e Errët, përgjegjëse për zhdukjen e dinosaurëve dhe shfaqjen e njeriut në Tokë

Postuar në 15 Nëntor, 2015 02:43

Nga vijmë? Kjo është një pyetje që do shoqërojë njerëzimin deri në perëndimin e vet. Një pyetje themelore, ngacmuese dhe ekzistenciale. E dyta për nga rëndësia dhe shqetësimi që shkakton pas pyetjes: Pse ekzistojmë. Hipotezat për origjinën njerëzore janë disa, ndonëse më kryesoret janë ato që ndahen mes kreacionizmit dhe evolucionit. Mirëpo një shkencëtare nga universiteti i Harvardit hedh një hipotezë të re për origjinën e njeriut, apo më saktë kushtet e daljes së tij në skenë.

Zbulohet eksoplaneti më i rëndësishëm deri më tani: 39 vite dritë larg

Postuar në 13 Nëntor, 2015 14:53

Një planet i ri, i sapozbuuar jashtë sistemit tonë diellor, ka entuziazmuar shkencëtarët. GJ 1132b, ka afërsisht përmasat e Tokës dhe ndodhet në një sistem diellor 39 vite dritë larg nga Toka. Ai është më i ngjashmi me planetin tonë edhe sa i përket përbërjes shkëmbore,  çka e bën atë të quhet si “planeti më i rëndësishëm i zbuluar jashtë sistemit tonë diellor”.  Rëndësia e këtij planeti qëndron te ngjashmëria me Tokën dhe afërsia me të, që bën të mundshëm studime të detajuar të tij. Sa i përket mundësisë së jetës në të: zero.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca