Blloku Shkenca

A janë Hapësira dhe Koha të ndashme apo të vazhdueshme?

Postuar në 25 Tetor, 2015 15:02

Ndaj një kilometër përgjysmë dhe përftohet një gjysmë kilometri. Ndaj gjysmën e kilometrit, përftimi është një çerek, e kështu me radhë, derisa arrin të shkëpusësh një gjatësi më të shkurtër se diametri i një atomi. A mund të vazhdojmë pafundësisht kjo ndarje, apo diku në fund do të arrijë një kufi: shenja më e shkurtër ndarëse në vizoren universale?

Videosimulim/ “Thithja” e një ylli nga një vrimë e zezë

Postuar në 22 Tetor, 2015 17:34

NASA ka rindërtuar përmes kësaj videoje se çfarë ndodh kur një vrimë e zezë shkatërron një yll që kalon pranë saj. Video rindërton disa pjesë të vëzhgimeve të bëra në një galaktikë -PGC 043234 - që ndodhet 290 milionë vjet dritë larg.

Vëzhgohet për herë të parë një sistem planetar i shkatërruar

Postuar në 21 Tetor, 2015 22:16

Çfarë ndodh kur një sistem planetar shkatërrohet? Pra kur orbitimi i trupave qiellorë me periodë të qartë lëvizin rreth një ylli? Shkencëtarët kanë së fundmi një përgjigje konkrete, praktike. Kjo pasi misioni Kepler ka zbuluar pikiërisht një të tillë. WD 1145+017, një xhuxh i bardhë në yjësinë e Virgjëreshës, 571 vjet dritë larg nga Toka, është  ylli, sistemi i të cilit tani nuk ekziston më. Drita e emetuar prej tij ndërpritejçdo 4.5 orë pasi “para” tij kalonte një trup.

Një teori e re për autizmin: Burim është pamjaftueshmëria parashikuese

Postuar në 18 Tetor, 2015 16:58

Një grup kërkuesisht nga MIT në SHBA kanë propozuar një teori të re për shkaqet e autizmit. Sipas kësaj teorie në rrënjë të këtij çrregullimi qëndron aftësia parashikuese. “Motivi teorik për hipotezës se autizmi mund të lidhet me një rënie të aftësisë së dallimit të marrëdhënieve prediktive mes entiteteve rrethanore, buron nga përpunimi i kërkesave për informacion që ndodhen në zonat që afektohen rregullisht nga autizmi”, shkruajnë kërkuesit.

Radioteleskopi më i avancuar në botë po ndërtohet në Kinë(video)

Postuar në 17 Tetor, 2015 12:55

Kina po ndërton një radioteleskop i cili mendohet se do ta vendosë në krye të listës së vendeve që detektojnë sinjale nga çdo pjesë e vëzhgueshme e universit. 500 m diametri na hapje, Radio Teleskopi Sferik është duke përfunduar në rajonin jugperëndimor të Guizhou. Është në proces edhe instalimi i 4450 njësive reflektor, që përmirësojnë saktësinë e teleskopit në fjalë. Çdo panel është një trekëndësh barabrinjës me gjatësi brinje 11 m, me kabllo të fiksuara pas çdo paneli, që garanton marrjen në kënde të ndryshme.

KIC 8462852, ylli i cili po detyron edhe astronomët të flasin për qytetërime aliene

Postuar në 15 Tetor, 2015 16:31

KIC 8462852 është një yll 1500 vjet dritë larg nga toka. Ai është vëzhguar nga misioni Kepler dhe ka krijuar shumë debate mbi “sjelljen” e tij. Në diskutim kanë hyrë “alienët”, mundësia e një qytetërimi jashtëtokësor që ndikon në krijimin e ciklit të dritës që vjen në marrësin që është Kepler. “Të dhënat e Kepler për yllin janë të pazakonta dhe ngacmuese: ka rënie të dritës(pulsim) por nuk janë periodike. Ka qindra të tilla...Nëse një planet do të bllokonte dritën e një ylli do të shfaqej me pulsime simetrike të saj; drita zbehet pak, qëndron ashtu për pak dhe më pas rikthehet.

Marrëveshja: Kilogrami do të ripërkufizohet përmes konstanteve matematikore. Cilindri i Parisit vetëm për muze

Postuar në 15 Tetor, 2015 14:43

Më në fund metrologët kanë arritur të kuantifikojnë përmes konstanteve matematikore Kilogramin. Cilindri prej plaitini dhe iridiumi që shërben si njësia bazë për kg, e që mbahet në Paris, do të dalë nga qarkullimi. Ajo do të ruhet, por nuk do të ketë më vlerën e përdorimit që ka patur deri më sot.  Kilogrami është njësia e vetme e Sistemit Ndërkombëtar që ende referohet përmes një objekti fizik. Eksperimente të ndryshme për ta ripërkufizuar atë përmes konstanteve themelore kanë nisur që në vitet ’70, vetëm së fundmi është arritur në një marrëveshje.

“Boeing” prezanton metalin më të lehtë: 99% ajër

Postuar në 14 Tetor, 2015 16:26

Kompania e njohur “Boeing” ka prezantuar atë që e cilëson materialin më të lehtë të prodhuar ndonjëherë. Praktikisht materiali është një metal i përbërë nga 99% ajër. Materiali është zhvilluar nga HRL Laboratories që në vitin 2011 dhe ka ngjashmëri me kockat e njeriut: solide nga jashtë, por me boshllëk nga brenda. Kështu duke mbetur të lehta ato përballojnë presione të mëdha. Materiali në fjalë që njihet si mikrolatiçe, pritet të gjejë aplikime në fushën e inxhinierisë aerohapësinore, por edhe në prodhimin e avionëve.

Video/Mjegullnaja Veil, 110 vjet dritë e madhe dhe 2100 vjet dritë larg Tokës

Postuar në 13 Tetor, 2015 17:25

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca