“Boeing” prezanton metalin më të lehtë: 99% ajër

Postuar në 14 Tetor, 2015 16:26

Kompania e njohur “Boeing” ka prezantuar atë që e cilëson materialin më të lehtë të prodhuar ndonjëherë. Praktikisht materiali është një metal i përbërë nga 99% ajër. Materiali është zhvilluar nga HRL Laboratories që në vitin 2011 dhe ka ngjashmëri me kockat e njeriut: solide nga jashtë, por me boshllëk nga brenda. Kështu duke mbetur të lehta ato përballojnë presione të mëdha. Materiali në fjalë që njihet si mikrolatiçe, pritet të gjejë aplikime në fushën e inxhinierisë aerohapësinore, por edhe në prodhimin e avionëve. Ulja e peshës sjell edhe ulje të konusmit të karburantit dhe të kostove.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.