Marrëveshja: Kilogrami do të ripërkufizohet përmes konstanteve matematikore. Cilindri i Parisit vetëm për muze

Postuar në 15 Tetor, 2015 14:43

Më në fund metrologët kanë arritur të kuantifikojnë përmes konstanteve matematikore Kilogramin. Cilindri prej plaitini dhe iridiumi që shërben si njësia bazë për kg, e që mbahet në Paris, do të dalë nga qarkullimi. Ajo do të ruhet, por nuk do të ketë më vlerën e përdorimit që ka patur deri më sot.  Kilogrami është njësia e vetme e Sistemit Ndërkombëtar që ende referohet përmes një objekti fizik. Eksperimente të ndryshme për ta ripërkufizuar atë përmes konstanteve themelore kanë nisur që në vitet ’70, vetëm së fundmi është arritur në një marrëveshje. “Ripërkufizimi nuk do ta bëjë kilogramin më preçiz, por më të satbilizuar”, shkruan “Nature”. “Një ojekt fizik mund të humbasë apo të shtojë atome me kalimin e kohës, apo edhe të shkatërrohet, kurse konstantet nuk ndryshojnë”, vijon Elizabeth Gibney në shkrimin e saj në revistën “Nature”.  

http://www.nature.com/news/kilogram-conflict-resolved-at-last-1.18550

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.