Megastrukurë aliene në KIC 8462852? NASA thotë se bëhet fjalë për një “familje kometash”

Postuar në 25 Nëntor, 2015 23:13

NASA ka dalë me një qëndrim të vetin rreth “anomalisë” së vërejtur në vëzhgimin e yllit KIC 8462852, 1481 vjet dritë larg nga Toka. Vëzhguesit vunë re pulsime të parregullta, joperiodike, rreth këtij ylli, duke i hapur rrugë hipotezës së një megastrukture të ndërtuar nga një qytetërim alien. Diskutimet e shumta erdhën pasi sipas disa shkencëtarëve asgjë natyrale nuk i jep shpjegim shterues faktit se drita përthyhet në mënyrë kaq jo të rregullt. Mirëpo “skynews.com” referon Massimo Marengo të Universitetit Shtetëror të Iowas se “...përthyerja e dritës provokuar nga shkatërrimi i një familje kometash, mbetet shpjegimi i preferuar”. NASA nga ana e v et ka shtuar se “është e mundshme se një familje kometash lëviz në një orbitë shumë të madhe, eksentrike rreth yllit në fjalë”. Radioteleskopë të fuqishëm kanë bërë vëzhgime dhe nuk kanë konstatuar gjurmë jete. Gjithsesi NASA do të bëjë edhe disa vëzhgime të reja, përpara se të publikojë versionin final. 

http://news.sky.com/story/1594080/nasas-theory-on-alien-superstructure

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.