El Niño thyen rekordin e 1997-ës ku vdiqën 20 mijë njerëz dhe u shkaktuan dëme në 97 miliardë dollarë

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 19:48

El Niño është një dukuri meteorologjike me burim temperaturat e sipërfaqes së oqeanit Paqësor. Ai quhet edhe si Oshilacioni Jugor dhe konsiston në një rrymë uji të ngrohtë që zhvillohet në Paqësorin jugor dhe lindor. Lëvizja e madhe që krijon kjo rrymë drejt Amerikave shoqërohet me zhvillime meteorologjike të forta që kanë pasoja të mëdha. Për ilustrim, El Niño i vitit 1997-98 provokoi 20 mijë të vdekur dhe 97 miliardë dollarë dëme si pasojë e përmbytjeve, thatësirave, zjarreve, cikloneve dhe rrëshqitjeve të dheut aneambanë botës. El Niño i tanishëm e thyej këtë rekord negativ dhe ka vënë në alarm autoritetet amerikane. Ai e ka kapërcyer parardhësin e tij të vitit 1997 në një të dhënë kyçe: ngrohtësia e ujit. Në vitin 1997-98, temperatura e ujit të Oqeanit Paqësor në sipërfaqe u arrit më 26 nëntor dhe ishte 2.8 gradë Celcius mbi mesataren.  Më 18 nëntor të këtij viti ajo arriti 3.1 gradë Celcius mbi mesataren. Më e larta e regjistruar ndonjëherë në rajonin e origjinës.  Sipas studiuesve në Universitetin e Honolulusë në Havai, situata po monitorohet në vijimësi, por vija e kuqe e vitit 1997 është kaluar tashmë. Shkak jepet edhe ndryshimi klimaterik që çon në gjenerimin e përforcuar të dukurisë, e cila nga ana e vet lë pasoja të mëdha në të gjithë planetin. Temperaturat në Paqësorin Qendror kanë ndikimin më të madh në qarkullimi atmosferik të Tokës dhe për pasojë ndikimin më të madh në motin.  Sipas studiuesve në Honolulu, El Niño është shfaqur më i fortë në dekadat e fundit sesa në shekujt e kaluar. Nuk dihen mirë shkaqet, por parashikohet se frekuenca e kësaj dukurie do të dyfishohet. El Niño vlerësohet si një nga ngjarjet e motit ekstrem në Tokë dhe bashkë me ngrohjen globale është përgjegjës për faktin se viti 2015 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë. 

https://www.newscientist.com/article/dn28595-massive-el-nino-sweeping-gl...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.