Blloku Shkenca

Pangolini, 80 milionë vjet në Tokë, por po shkon drejt zhdukjes nga Njeriu

Postuar në 21 Mars, 2016 17:58

Pangolini, një gjitar që jeton në Afrikë dhe në Azi, rrezikon zhdukjen. I vetmi gjitar i veshur me mbrojtëse, e cila përballon edhe një goditje sëpate, pangolini ishte vitin e kaluar specja më e tregëtuar në Indi. Shkak është pikërisht zhgualli i tij që shërben për ta mbrojtur: gjahtarët e kapin, e zjejnë dhe i heqin zhguallin. I cili, siç thuhet shërben për krijimin e barnave tradicionale që kurojnë astmën, kancerin, si dhe shërbejnë si afrodiziakë. Në fakt asgjë nga këto nuk është e provuar.

Pacientët me Alzheimer nuk e humbasin memorien

Postuar në 17 Mars, 2016 23:55

Shkencëtarët në Massachusetts Institute of Technology në SHBA kanë kryer një studim nga i cili rezulton se pacientët që preken nga Alzheimer nuk e humbasin memorien, por thjesht nuk mund ta aksesojnë informacionin, i cili gjendet i depozituar në tru. Eksperiemnti u bë mbi minjë të prekur nga kjo sëmundje, te të cilët u vue re aftësia normale e krijimit të kujtimeve, por edhe paaftësia për t’i aktivizuar ato apo për t’i rithirrur si informacione. Studiuesit stimuluan kujtimet e tyre përmes një teknike të quajtur optogenetics, e cila ndihmon për thirrjen e tyre.

Numrat e thjeshtë(prim) nuk janë rastësorë

Postuar në 16 Mars, 2016 03:45

Dy matematikanë të Universitetit të Stanford në SHBA kanë zbuluar se numrat prim – të thjeshtë - nuk janë rastësorë. Në një punim të publikuar në “arXiv”, Robert Lemke Oliver dhe Kannan Soundararajan thonë se shifrat e fundit të numrave prim nuk janë rastësorë. P.sh në verifikimin e numrave të parë të shkallës së milionave, u vu re se numrat prim që mbaronin me “1” ndiqeshin nga një numër prim që mbaronte po me “1” në 18.5% të rasteve. Primët që mbaronin me “3” apo “7” ndiqeshin nga “1” 30% të rasteve dhe primët që mbarojnë me “9” ndiqen nga “1” në 22% të rasteve.

Misioni i përbashkët Rusi-BE në Mars

Postuar në 14 Mars, 2016 15:53

Europa dhe Rusia ndërrmorën misionin e përbashkët për të zbuluar  gjurmë jete në planetin Mars. Qëllimi i tyre është për të hedhur dritë mbi praninë e Metanit, nëse ai vjen nga burime gjeologjike apo biologjike. Raketa që mbante satelitin, e quajtur “Exo Mars” Trace Gas Orbiter (TGO) u lëshua nga Kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, në orën 09:31 minuta.  Asaj do t’i duhen të paktën 10 orë kohë për ta vendosur satelitetin në trajektoren e duhur, drejt planetit Mars dhe nje udhëtim prej 500 milionë kilometrash.

Kërcënimi më i madh për njeriun

Postuar në 13 Mars, 2016 13:35

725 mijë njerëz të vdekur në një vit. Ky është bilanci i “luftës” së njeriut me mushkonjat, të cilat rezultojnë ndër vrasësit kryesorë në botë. Kryesisht për shkak të malarjes. Së fundmi në vëmendje ka ardhur “Zika” në Brazil dhe në Amerikën Latine, por sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë disa dhe përherë e më shumë kërcënuese. Në Europë, raporton “Reuters”, në 40 vitet e fundit kanë depërtuar gjashtë lloje të reja invazive mushkonjash, pesë nga cilat pas viti 1990.

Ilustrimi i vdekjes së Diellit

Postuar në 09 Mars, 2016 23:47

Agjencia Europiane e Hapësirës ka publikuar disa foto të marra nga teleskopi Hubble që paraqesin vdekjen e një ylli që ka afërsisht masën e Diellit tonë. Është një dëshmi se çfarë do të ndodhë me yllin e vetëm të sistemit tonë pas afërishst 5 miliardë vjetësh, koha që llogaritet si fundi i shkëlqimit dhe çlirimit të nxehtësisë prej tij.  Një bërthamë që vijon të digjet për të përfunduar në xhuxh të bardhë, ky është fati i Diellit sipas shkencëtarëve. Konsumi energjetik çon në pulsim të parregullt.

Biopsia e lëngshme: Diagnozë e tumoreve përmes pështymës

Postuar në 08 Mars, 2016 01:46

Diagnostikimi i pranisë së një tumori te një njeri mund të ndryshojë radikalisht. Një mënyrë e re, që kushton 20 euro dhe jep përgjigje në vetëm 10 minuta, propozohet nga David Ëong i Universitetit të Los Angeles në SHBA. Testi do të bëhet përmes pështymës dhe është në gjendje të zbulojë fragmente ADN-je tumoriale që qarkullojnë në fluidet e trupit. Një biopsi e lëngshme, e cila i shtohet atyre që bazohen në studimin e gjakut. Kërkuesi në fjalë është shprehur se testi është provuar të jetë 100% i saktë dhe jep një diagnozë përfundimtare sapo tumori është zhvilluar. 

 

Në kërkim të jetës jashtëtokësore. Një mënyrë që jep përgjigje brenda 70 viteve

Postuar në 05 Mars, 2016 00:16

Kërkimi i jetës jashtëtokësore është një nga dilemat dhe sfidat më të mëdha të njeriut dhe shkencëtarët kanë dekada që përpiqen të vendosin një kontakt. Jeta përtej Tokës klasifikohet se mund të jetë në dy forma: primitive, mikorbiologjike, ose e avancuar dhe inteligjente.

Casper, filmohet oktapodi i "bardhë" në thellësinë 4290 m

Postuar në 04 Mars, 2016 19:03

Mendohet se është specie e re dhe është filmuar në Havai.

Një vit në hapësirë dhe astronauti amerikan Scott Kelly u zgjat me 5 cm!

Postuar në 02 Mars, 2016 22:45

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca