Ilustrimi i vdekjes së Diellit

Postuar në 09 Mars, 2016 23:47

Agjencia Europiane e Hapësirës ka publikuar disa foto të marra nga teleskopi Hubble që paraqesin vdekjen e një ylli që ka afërsisht masën e Diellit tonë. Është një dëshmi se çfarë do të ndodhë me yllin e vetëm të sistemit tonë pas afërishst 5 miliardë vjetësh, koha që llogaritet si fundi i shkëlqimit dhe çlirimit të nxehtësisë prej tij.  Një bërthamë që vijon të digjet për të përfunduar në xhuxh të bardhë, ky është fati i Diellit sipas shkencëtarëve. Konsumi energjetik çon në pulsim të parregullt. Humbja reflektohet më shumë në anën e jashtme të yllit, që i jep shkas përshfaqjes së bërthamës së nxehtë, e cila emeton ndriçim ultraviolet shumë të fuqishëm.  Radiacioni i këtij të fundit jep pamjen e një mjegulle. Rasti i fotografuar së fundmi është mjegulla planetare Kohoutek 4-55, 4600 vjet dritë larg Tokës.   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.