Në kërkim të jetës jashtëtokësore. Një mënyrë që jep përgjigje brenda 70 viteve

Postuar në 05 Mars, 2016 00:16

Kërkimi i jetës jashtëtokësore është një nga dilemat dhe sfidat më të mëdha të njeriut dhe shkencëtarët kanë dekada që përpiqen të vendosin një kontakt. Jeta përtej Tokës klasifikohet se mund të jetë në dy forma: primitive, mikorbiologjike, ose e avancuar dhe inteligjente. Dy kërkues, Rene Heller nga Instituti “Max Planck”për Kërkime në Sistemin Diellor dhe Ralph Pudritz nga universiteti i McMaster kanë ndjekur një rrugë tjetër për të ndërtuar një hartë kontakti reciproke me alienët: dy kërkuesit supozojnë se edhe shekncëtarët alienë janë duke studiuar mundëistë e kontaktit me Tokën që presupozohet se e dinë që ka jetë. Në këtë mënyrë dy kërkuesit kanë ndërtuar një korridor të ngushtë,  prej nga ku pritet me shumë gjasë të vijnë sinjalet nga hapësira. Metoda e ndjekur është matja e ndriçimit të yjeve të largët që në kurs “shkëmbimi” me eksoplanetët japin mundësi të studohet madhësia e këtyre të fundit bashkë me të dhënat e yllit përkatës. Deri më tani janë identifikuar 82 yje që janë të ngjashëm me Diellin duke sugjeruar kështu një katalog kërkimi për ata që janë gjueti të jetës jashtëtokësore. Sipas dy shkencëtarëve në fjalë përmbyllja e kërkimit për jetën jashtëtokësore në këtë diapzaon qiellor mund të bëhet edhe brenda 70 viteve. Pra brenda këtij harku kohor mund të merret përgjigja nëse ka jetë apo jo përtej Tokës në rrezen e mundshme hapësinore ku objektivisht edhe ne mund të jemi objekt kërkimi nga alienët. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.