Kërcënimi më i madh për njeriun

Postuar në 13 Mars, 2016 13:35

725 mijë njerëz të vdekur në një vit. Ky është bilanci i “luftës” së njeriut me mushkonjat, të cilat rezultojnë ndër vrasësit kryesorë në botë. Kryesisht për shkak të malarjes. Së fundmi në vëmendje ka ardhur “Zika” në Brazil dhe në Amerikën Latine, por sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë disa dhe përherë e më shumë kërcënuese. Në Europë, raporton “Reuters”, në 40 vitet e fundit kanë depërtuar gjashtë lloje të reja invazive mushkonjash, pesë nga cilat pas viti 1990.

Aedes aegypti është përgjegjëse për “Zika”, por para disa vitesh një tjetër lloj, ishte përgjegjëse për një sëmundje më pak të njohur: chikungunya dhe encefalitin e St. Louis përhapur nga Europa në Paqësor tashmë. Chikungunya pati një shpërthim në vitin 2014 në Karaibe dhe ajo shoqërohet me temperaturë dhe dhimbje. Në vitin 2017 e njëjta gjë preku italianët. Greqia është prekur nga malarja dy herë në një kohë të shkurtër si dhe nga ethet e Nilit Perëndimor, çka flet për shpejtësinë e përhapjes dhe pamundësinë e kufizimit në një botë ku njeriu është prezent kudo dhe ku komunikimi është shumë i shpejtë dhe i shpeshtë.

Një tjetër lloj është shfaqur në Kanda dhe në Washington, aedes japonicus, një variant invaziv që nuk ishte identifikuar më herët në këtë zonë. Të gjitha raportimet flasin për një ndryshim të paprecedentë të sëmundjeve që transmetohen nga mushkonjat që nga fundit i viteve ’90 e më pas, që e shtron çështjen e përballjes me këtë rrezik si emergjencë për shëndetin njerëzor. Kërcënimi më i madh sipas disa ekspertëve mbetet aedes albopictus, ose mushkonja tigër e Azisë, e cila është e aftë që të përhapë 25 viruse, përfshirë “Zika”. Një faktor që e shton rrezikun është rritja e temperaturave; 2-3 gradë celcius më shumë dhe rreziku i prekjes nga malarja shtohet me 3-5%, që në shifra absolute është 100 milionë njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Në vitet ’50-60, përdorimi i pesticideve çoi në reduktimin e mushkonjave, por përpjekja për të eliminuar të gjitha mushkonjat vlerësohet e gabuar. Janë 3 549 specie prej tyre dhe vetëm më pak se 200 prej tyre e pickojnë njeriun. Disa janë edhe ndihmë për shëndetin e njeriut. http://www.reuters.com/article/us-health-zika-mosquitoes-insight-idUSKCN...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.