Blloku Ekonomi

Sikur vetëm për të blerë naftë t’i linin shqiptarët në Gjermani!!!

Postuar në 15 Gusht, 2015 23:56

Nafta bie kudo, vetëm në Shqipëri çmimi i saj rritet. “Nisma #Thurje”, bën publik një fotografi të një qytetari që provon se në Gjermani nafta shitet më pak se në Shqipëri. “Kryeministri le te vazhdoje te beje sikur s'degjon e s'sheh. Ne do te vazhdojme si zile ne vesh. Dhe do t'i shkojme dhe poshte dritares se zyres nese vazhdon te mos degjoje. Ne Gjermani na njofton A.T. qe cmimi sot eshte ulur ne 152 Lek/Liter (1.09 Euro).Ndersa ne Shqiperi... vazhdojme me konkursin e Miss Albania”, thuhet në postim.

Drafti i ri i TVSH-së, Jaka: Risku në ndërtim, kalon në stanjacion dhe nuk gjeneron të ardhura

Postuar në 15 Gusht, 2015 18:34

Biznesi shqiptar ngre pikëpyetje mbi draftin e ri të rimbursimit të TVSH-së i cili u është dorëzuar grupeve të interesit nga Ministria e Financave. Aktualisht Ministria e Financave ka shpërndarë një draft udhëzim për proçedurat tatimore vetëm për grupet e interesit dhe është në fazen e mbledhjes së mendimit për të. Biznesi e kundërshton që në gjenezë ndaj dhe diskutimet rreth tij duket se do të jenë të nxehta në vjeshtë.

Sugjerim për futjen e TVSH-së te bizneset e vogla

Postuar në 15 Gusht, 2015 16:07

 

Buxheti nën pritshmëri, 11.2 mld lekë më pak të ardhura në 7 muaj

Postuar në 15 Gusht, 2015 10:53

Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga administrate fiskale vazhdojnë të jenë nën pritshmëritë e fillimvitit duke shënuar një mosrealizim prej 11.2 miliardë lekë më pak në fund të muajit të shtatë. Në një kronikë të traspetuar në “Tv Scan” por të bazuar mbi sipas statistikave paraprake nga Ministria e Financave, thuhet se të ardhurat për periudhën Janar-­Korrik janë realizuar në masën 215.7 miliardë lekë, nga 226.9 miliardë lekë që ishte planifikimi në fillim të vitit.

Tatimi 12%-12%-12%-12%-1%

Postuar në 14 Gusht, 2015 18:50

Në vendet e përparuara, debati mbi tatimin përqendrohet rreth progresivitetit të tij.

Çmimi i naftës, Shqipëria e 9-ta në Europë. E shtrenjtë si Danimarka dhe Zvicra

Postuar në 14 Gusht, 2015 17:31

Shqipërinë renditet e nënta në Evropë përsa i përket shtrenjtësisë së karburanteve. “Fuel Prices”, e cila publikon në mënyrë të përditësuar çmimet e naftës dhe benzinës në shtetet europiane, e rendit Shqipërinë si një nga vendet ku qytetarët paguajnë më shtrenjtë një litër karburant. Kështu sipas tabelës së publikuar gjatë ditës së premte, një litër naftë në Shqipëri tregtohet mesatarisht 184 leke, ndërsa një litër benzinë 185 lekë. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet dukshëm e para për nga shtrenjtësia e naftës.

Kundër rrymës/Embargoja ruse, nuk pengon dyfishimin e eksporteve. Ulja e çmimit të naftës në botë, sjell rritjen në Shqipëri

Postuar në 14 Gusht, 2015 15:27

Një ditë pasi u bë publik lajmi se Shqipëria u përfshi nën embargon e Rusisë, për produktet bujqësore, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se ky akt nuk e pengon Shqipërinë. Madje as objektivin e saj për,, minisShqipëria ka një vit që ndodhet nën embargon e Rusisë për prodhimet ushqimore”. “Atëherë u motivua si shkelje procedurale, ndërsa tani cilësohet si bllokim politik. Kjo gjë nuk na pengon të dyfishojmë eksportin e fruta-perimeve”, tha Panariti. Sesi do të realizohet kjo gjë, mbetet për t’u parë.

"Taksë progresive" edhe mbi pronën

Postuar në 14 Gusht, 2015 09:58

Qeveria është duke përgatitur një reformë mbi taksat e pasurisë, duke e përshtatur me filozofinë e taksës progsive, paguan më shumë kush ka më shumë. Sipas shqiptarja.com reforma administrativo territoriale do sjellë ndryshime në shumë prej taksave vendore, mes të cilave bie në sy ajo e pasurisë.
Në Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralzimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020 Këshilli i Ministrave ka paralajmëruar gjithashtu ndryshime në llogaritjen dhe tarifimin e taksës mbi tokën urbane, si dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Furnizim me naftë në Maqedoni. Është 60 lekë më lirë, por edhe më cilësore

Postuar në 14 Gusht, 2015 00:27

Në Maqedoni nafta shitet 118 lekë për litër, kurse në Shqipëri, 183 lekë për litër. Ky ndryshim prej 65 lekësh për litër ka nxitur drejtuesit e automjeteve në kufirin mes dy vendeve që t’i drejtohen pikave të furnizimit në Maqedoni. “Shkojmë në Maqedoni për t’u furnizuar sepse është më e lirë, me rreth 50 lekë për litër, si dhe shumë herë më e mirë. Nuk e bëjmë përditë këtë rrugë, por kur na soset durimi vijmë këtej”, thotë një drejtues mjeti i cituar nga Tip-Channel. Këtë hall të madh të njerëzve, dogana shqiptare po synon ta shtojë edhe ca më tepër kur shton kontrollet.

Ekonomia shqiptare, Arben Malaj e Zef Preçi: Prag stanjacioni, po funksionon nën kapacitetet

Postuar në 13 Gusht, 2015 22:42

Studiuesit e ekonomisë shqiptare theksojnë me shqetësim faktin që rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë akoma më poshtë se parashikimet. Në një raport të “Zërit të Amerikës” ekonomia është pothuaj në stanjacion, të ardhurat kanë rënë, po ashtu ranë investimet vendase e të huaja. Ndërsa borxhi dhe deficiti u thelluan. Profesor Arben Malaj i Universitetit të Tiranës, për “Zërin e Amerikës thotë që ritmet e ulta të rritjes ekonomike do të zgjatin kohën për të ulur borxhin, masat do të jenë më të rrepta dhe pasojat sociale do të shtohen.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi