Sugjerim për futjen e TVSH-së te bizneset e vogla

Postuar në 15 Gusht, 2015 16:07

 

Ndërsa ekonomia shqiptare po kalon ditë të vështira, ekspertët po shohin mundësitë se si ajo të mos shkasi drejt stanjacionit të plotë. Një nga sugjerimet që ekspertët japin për reduktimin e ekonomisë informale në vend është që TVSH të zbatohet tek të gjitha njësitë e biznesit. Pra jo vetëm tek subjektet e mëdha, siç ndodh aktualisht, por dhe te bizneset e vogla. Sipas ekspertëve kjo duhet bërë që formalizimi i ekonomisë informale të jetë real, e nga ana tjetër autoritetet nuk duhet ta shohin atë thjesht si një mundësi më shumë për të shtuar të ardhurat në buxhetin e shtetit, përkundrazi, ai duhet të shikohet si një instrument që edukon dhe ndërmjetëson palët; pra që kontribuon në shtimin e konkurrencës, zvogëlimin e korrupsioni

Për revistën “Monitor”, Hysen Çela, i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, pohon se, një rrugë e duhur dhe afatgjatë për të garantuar formalizimin, do të ishte shtrirja e zbatimit të TVSH-së te të gjithë entitetet e biznesit, i shoqëruar ky me shkallëzim të normës tatimore të paktën në dy nivele, për shembull 10 dhe 20%, thjeshtëzimin e faturës tatimore, fleksibilitet sa u takon afateve të deklarimit, etj. Nga zbatimi i kësaj procedure mund të përjashtohen ndoshta një numër të kufizuar të bizneseve që realisht janë të vogla, siç mund të ishin për shembull shitësit ambulantë. Sipas Çelës, i gjithë ky proces mund të jepte rezultate në varësi të efektivitetit të procedurave dhe veprimeve të kontrollit të kryqëzuar të faturave të lëshuara dhe të paguara.

Po të njëjtin mendim ka dhe kontabilisti Agim Binaj, i cili gjithashti ka folur për “Monitor”. Sipas tij, një problem madhor për sistemin e taksave, është se ka mbetur jashtë tatimeve vlera e shtuar. “Ne nuk tatojmë vlerën e shtuar. Sistemi fiskal në vend mjaftohet dhe thotë se mosrealizimet e mëdha i ka në TVSH në doganë. Përse?! Sepse TVSH-në e ka në doganë, duke harruar që nëse një shishe ujë e blen 15 lekë dhe në harkun e fundit tek konsumatori shkon 60-70 lekë. Gjithë këtë rritje vlere nuk e taton, çka do të thotë se nuk është tatuar një vlerë 3-4 herë më e lartë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.