Blloku Ekonomi

Alpha Bank Albania, tani edhe në tregun e sigurimeve

Postuar në 18 Gusht, 2015 18:09

Banka e Shqipërisë ka vendour që të ndryshojë liçencën e Alpha Bank që operon në Shqipëri, duke i njohur kësaj të fundit të drejtën për të vepruar edhe në tregun e sigurimeve. “Me propozim të Departamentit të Mbikëqyrjes, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të japë miratimin paraprak për kryerjen nga Banka Alpha Albania sh.a. të veprimtarisë financiare shtesë të ndërmjetësimit në sigurime, duke vepruar si broker në sigurime.

Ekonomia / Ahmetaj siguron: Jemi më mirë nga parashikimi. Çfarë parashikimi paska qenë ky?

Postuar në 18 Gusht, 2015 15:59

"Ajo që ka bërë qeveria është që ka axhustuar shpenzimet e të ardhurat, gjë që ndodh normalisht, rëndom, me natyrshmëri të qeverisë në çdo vit fiskal". Kështu e ka komentuar ministri i Zhvillimit Ekonomik (tashmë dhe i Turizmit) Arben Ahmetaj, rishikimin me ulje të buxhetit të shtetit. Madje sipas tij ekonomia po ecën më shpejt nga pritshmëritë zyrtare. "Rritja ekonomike po tregon se është më shumë se sa ka parashikuar FMN. Rritja e tre-mujorit të parë ishte sfiduese, në kuptimin e asaj përgjegjshmërie që i jep qeverisë, 2.82%.

Rrugët në krizë, s’ka fonde për mirëmbajtje. Klauzola e re: Nëse një projekt tejkalon buxhetin, kontrata bëhet nul

Postuar në 18 Gusht, 2015 10:51

Në 10 vitet e fundit, Shqipëria ka ndjekur një politikë agresive, duke investuar miliarda dollarë në ndërtimin e rrugëve të reja, por tani buxheti nuk ka parà t’i mirëmbajë ato. Neglizhimi disavjeçar i mirëmbajtjes ka bërë që rrjeti të amortizohet. Një raport i fundit i Bankës Botërore përllogarit se, për 5 vitet e ardhshme, Qeveria duhet të shpenzojë 400 milionë dollarë, për të mbuluar mangësitë aktuale në mirëmbajtjen e rrugëve dhe për të mos lejuar përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Informaliteti në Shqipëri: Firmat punojnë me dy bilance

Postuar në 18 Gusht, 2015 09:02

Shqipëria po bën përpjekje të shtojë vendet e punës dhe të luftojë informalitetin në këtë fushë. Ndërkohë që papunësia zyrtare e saj është rreth 20%. Sipas një raporti të përgatirur nga gazetari Ilirian Agolli për “Zërin e Amerikës”, Inspektoriati i Punës ka zbuluar gjatë këtij viti 900 punëtorë pa sigurime shoqërore dhe 1800 të tjerë pa kontrata pune individuale. Në mbi 550 kontrolle tek bizneset private doli se është ulur me 60% numri i punëtorëve pa kontrata individuale.

Raporti i Brukselit: Shqipëria, e fundit në rajon për mbledhjen e të ardhurave, me 27.8% të GDP-së

Postuar në 17 Gusht, 2015 18:47

Komisioni Europian në një raport për ekonomitë e Ballkanit, konstaton se Shqipëria mbledh më pak të ardhura se vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti i ulët i tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore pse administrata nuk arrin të mbledhë të ardhurat.

ARMO, probleme edhe me pagesat e energjisë. OSHEE kërkon sekuestro për 11 fatura të papaguara

Postuar në 17 Gusht, 2015 14:19

Kompania ARMO e përpunimit të naftës “bie në rrjetën” e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Ky i fundit ka kërkuar sekuestro konservative për shkak se ARMO rezulton debitore ndaj OSHEE me 11 fatura të papaguara. “OSHEE i ka bllokuar ARMO-s llogaritë rrjedhëse, pas lëshimit të titullit ekzekutiv për detyrimet e papaguara të energjisë elektrike”, shkruan revista “Monitor” që raporton se janë disa që kanë kërkuar në QKR sekuestro. Borxhi i naftës së kompanisë është 267 milionë dollarë, prej të cilave 209 milionë bankave, kurse borxhi tatimor 53 miliomë dollarë.

Rritja e rrezikut në banka: Interesat e depozitave bien, të kredive rriten

Postuar në 17 Gusht, 2015 10:45

Në qershor 2015, diferenca mes interesave të kredive dhe depozitave një vjeçare u rrit në 6.7%, nga 5.5% që ishte në shtator 2011, një tregues i drejtpërdrejtë ky i rritjes së rrezikut të perceptuar nga bankat. “Monitor” thotë se bizneset dhe individët kanë marrë hua më të shtrenjta nga bankat në lekë, ndërkohë që kanë përfituar më pak interes nga kursimet e tyre të depozituara në banka. Sipas statistikave mujore të Bankës së Shqipërisë, në qershor, interesi mesatar i ponderuar i kredive në lekë u rrit në 8.4%, nga 8.15% muajin e mëparshëm.

Gjykata Administrative, numër i lartë çështjesh dhe kalim afatesh

Postuar në 16 Gusht, 2015 20:55

Nuk është vetëm Gjykata e Lartë që vonon shqyrtimin e çështjeve gjyqësore. Edhe gjykatat administrative po shfaqin vonesa në trajtimin e çështjeve të kërkuara nga biznesi. Revista “Monitor” shkruan se “rreth 71%% e bizneseve e kanë vlerësuar pozitivisht dhe hap përpara krijimin e gjykatave administrative, por mbi 80% e tyre kanë shprehur pakënaqësi për shpejtësinë e gjykimit”. Kjo edhe si pasojë e numrit të lartë të çështjeve të regjistruara.

10 mijë punonjës të administratës vendore, dy muaj pa marrë rrogat

Postuar në 16 Gusht, 2015 10:50

 

Punësimi në Gjermani, vetëm përmes kontratave individuale

Postuar në 16 Gusht, 2015 07:22

Shqipëria po përballet me kthimin masiv të qytetarëve që kanë kërkuar azil ekonomik në Gjermani. Kontigjentet e para kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, por shqiptarët vazhdojnë të besojnë se në gjermani ka pun për ta. Përballë kësaj situate, Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli, ka thënë për “Tv Scan” se e vetmja mënyrë për t’ia dalë në këtë shtet është përmes një kontrate të rregullt pune, pasi kërkesa për azil ekonomik nuk funksionojnë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi