Informaliteti në Shqipëri: Firmat punojnë me dy bilance

Postuar në 18 Gusht, 2015 09:02

Shqipëria po bën përpjekje të shtojë vendet e punës dhe të luftojë informalitetin në këtë fushë. Ndërkohë që papunësia zyrtare e saj është rreth 20%. Sipas një raporti të përgatirur nga gazetari Ilirian Agolli për “Zërin e Amerikës”, Inspektoriati i Punës ka zbuluar gjatë këtij viti 900 punëtorë pa sigurime shoqërore dhe 1800 të tjerë pa kontrata pune individuale. Në mbi 550 kontrolle tek bizneset private doli se është ulur me 60% numri i punëtorëve pa kontrata individuale.  Për “Zërin e Amerikës”drejtuesi i Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli, thotë se është dyfishuar numri i ankesave të punëtorëve dhe i kontrolleve mbi këto ankesa, sepse ata besojnë më shumë që kontrollet e shpeshta i zgjidhin shkeljet. Punëtorë të pasiguruar u gjetën 900 vetë; shumica në Vlorë, Tiranë, Korcë dhe Dibër. Një numër jo i vogël punëtorësh pa sigurime janë gjetur edhe në Kukës, Lezhë, Durrës dhe Berat. Punëtorët pa sigurime janë zbuluar shumica në firma prodhuese, ndërtim, tregti e shërbime. Midis qindra punëtorëve pa sigurime e pa kontrata janë gjetur edhe mbi 300 firma pa licensë, që vepronin në të zezë. Këtë vit u rrit me 45 për qind ndëshkimi i firmave për shkelje të ligjeve të punës. Sipas raportit të trasmetuar nga “Zëri i Amerikës” bizneset private po nxitojnë këtë periudhë vere që të rregullojnë dokumentat, në pritje të një kontrolli të rreptë që njoftoi qeveria në shtator kundër evazionit fiskal dhe shkelje të tjera që ndodhin në ekonomi. E ndërkohë një numër jo i vogël firmash punojnë me dy bilance, fshehin fitimet dhe punëtorët, madje krijojnë edhe skema mashtrimi për të shmangur sistemin e tatim-taksave. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.