Gjykata Administrative, numër i lartë çështjesh dhe kalim afatesh

Postuar në 16 Gusht, 2015 20:55

Nuk është vetëm Gjykata e Lartë që vonon shqyrtimin e çështjeve gjyqësore. Edhe gjykatat administrative po shfaqin vonesa në trajtimin e çështjeve të kërkuara nga biznesi. Revista “Monitor” shkruan se “rreth 71%% e bizneseve e kanë vlerësuar pozitivisht dhe hap përpara krijimin e gjykatave administrative, por mbi 80% e tyre kanë shprehur pakënaqësi për shpejtësinë e gjykimit”. Kjo edhe si pasojë e numrit të lartë të çështjeve të regjistruara. Konkretisht “përgjatë vitit 2014, janë regjistruar 55,479 çështje, nga të cilat 36,558 çështje në Shkallë të Parë dhe 18,921 çështje në Gjykatën e Apelit. Gjatë së njëjtës periudhë janë dhënë 24,211 vendime gjyqësore, nga të cilat 19,600 vendime në Shkallë të Parë dhe 4,611 vendime në Gjykatën e Apelit”. Ky fluks ka çuar në kërkesa të vazhdueshme nga këto gjykata për delegimin e gjyqtarëve, pasi në përgjithësi afatet e parashikuara për punën e tyre, janë shkelur. Nga ana tjetër, kërkon një interpretim edhe numri i lartë i çështjeve që kërkon biznesi, që flet për një realitet problematik në vend.

http://www.monitor.al/?p=142499

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.