10 mijë punonjës të administratës vendore, dy muaj pa marrë rrogat

Postuar në 16 Gusht, 2015 10:50

 

Një sërë problemesh i kanë dalë reformës territoriale. E më shqetësuesi duket se është marrja e pagave nga punonjësit e administratës. Siç raporton “Shqip” dhjetë mijë punonjës të ish-komunave kanë dy muaj pa marrë pagat. Shkak për këtë gjë është bërë konstituimi me vonesë i disa këshillave bashkiakë. Ky organ ka në dorë caktimin e punonjësve për njësitë e reja administrative dhe miratimin e pagave. Punonjësit e administratës kërcënojnë se do të braktisin gjithë shërbimet nëse nuk paguhen. Shqetësimin e ka ngritur kreu i Shoqatës së Komunave Agron Haxhimali i cili ka thënë se 10 mijë punonjës së ish-komunave ende nuk janë paguar. Edhe vetë Ministria e Çështjeve Vendore e ka pranuar këtë problem duke premtuar se do të paguhen të gjithë punonjësit në fund të gushtit. Ajo ka sqaruar se problemi vjen për shkak të mosmiratimit të buxhetit tranzitor por brenda këtij muaji do të ketë zgjidhje të problemit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.