Blloku Bota

Pasi zgjidhi krizën migratore me Shqipërinë dhe Ruandën, BE-ja synon ligje rregullative për hapësirën

Postuar në 30 Mars, 2024 20:00

Bashkimi Europian po përgatitet edhe për një ligj rregullator për hapësirën. Duke patur parasysh garën e hapësirës mes fuqive të ndryshme, Brukseli ka dalë me të vetmen ide që di our vjen puna te politika: Rregulloret.

Përditë e më shumë hapësira po shndërrohet nkë lloj Perëndimi i Egër dhe është koha që të ketë rregullar europiane

Diplomaci e re/Marrëveshjen e Ohrit ta zbatojë Kosova njëherë

Postuar në 30 Mars, 2024 12:14

Në një intervistë për gazetën “Blic”, ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill, ka ritheksuar pozicionin e qeverisë amerikane se anëtarësimi i Kosovës për në Këshillin e Europës kushtëzohet me përmbushjen e detyrimeve të Marrëveshjes së Ohrit. 

Integrimi i të huajve, gjen mbështetje në qeverinë Meloni ideja e klasave me shumicë italiane

Postuar në 30 Mars, 2024 11:34

Italia duket se do të ndjekë shembullin e Gjermanisë lidhur me njohjen e gjuhës si kriter i integrimit të të huajve.

Nënsekretarja e Arsimit, Paola Frassinetti, e cila vjen nga radhët e Fratelli d’Italia, partia në pushtet e kryeministres  Giorgia Meloni, deklaroi të premten se ka rënë dakord me ministrin e Arsimit, Giuseppe Valditara, i cili gjithashtu ka theksuar rëndësinë e integrimit të studentëve të huaj dhe ka bërë thirrje për klasa me shumicë italiane. 

Kjo ide është hedhur fillimisht nga lideri i Lega-s, Matteo Salvini, i njohur për qëndrimet e tij antiemigrante.

Parandalohet një sulm tjetër në Rusi

Postuar në 30 Mars, 2024 09:18

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme Ruse ka arrestuar tre "shtetas të Azisë Qendrore" të cilët po planifikonin një sulm terrorist në Stavropol, në jugperëndim të Rusisë.

Lajmin e bën të ditur RiaNovosti, duke shpjeguar se shërbimet ruse kanë sekuestruar pjesë bombash artizanale dhe produkte kimike në vendin e banimit të tre të arrestuarve.

Jemi në epokën e paraluftës

Postuar në 29 Mars, 2024 13:01

Evropa ka hyrë në një "epokë të paraluftës" në të cilën çdo skenar është i mundur dhe kërcënimi i luftës nuk është diçka e së shkuarës. Kryeministri polak, Donald Tusk, thotë se me situatën në lindje të Europës "çdo skenar është i mundur".

Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një gjë e së kaluarës. Është e vërtetë dhe në fakt ka filluar më shumë se dy vjet më parë”, tha Tusk.

Schröder: Perëndimi duhet të negociojë me Putinin

Postuar në 28 Mars, 2024 20:51

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, thotë miqësia e tij me presidentin rus Vladimir Putin mund të kontribuojë në përfundimin e luftës në Ukrainë.

"Ne kemi punuar së bashku mirë për shumë vite. Ndoshta kjo mund të ndihmojë ende për të gjetur një zgjidhje të negociuar, unë nuk shoh ndonjë rrugë tjetër," është shprehur  Schröder në një intervistë për DPA.

Uria në Gaza, një krim lufte

Postuar në 28 Mars, 2024 12:57

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi të madhe për katastrofën humanitare në Gaza dhe se ka prova të besueshme se Izraeli po e përdor urinë si armë lufte në Gaza.

Türk thotë se nëse provohet, kjo do të përbënte një krim lufte.

Një kundërshtar i papritur për Orbanin

Postuar në 28 Mars, 2024 11:27

Dorëheqja e papritur e ministres së Drejtësisë i ka hapur rrugën një skandali në qeverinë hungareze. Judit Varga, një prej njerëzve më të afërt të Orban, që pritej të drejtonte partinë e djathtë Fidesz në zgjedhjet evropiane dhe një nga emrat më të njohur të politikës hungareze në Bruksel u dorëhoq javën e kaluar.

Çmimi i shtrenjtë i emigrimit

Postuar në 27 Mars, 2024 18:23

Përgjatë dekadës së fundit kanë qenë me qindra tragjeditë që kanë përfshirë emigrantët në përpjekje për të arritur brigjet e Europës.

Agjencia e Emigracionit në Kombet e Bashkuara (IOM), përllogarit në raportin e fundit se që nga viti 2014 janë më shumë se 27 mijë njerëz të vdekur ose të zhdukur në ujërat pranë kontinentit të vjetër.

Alarm në Tokio për një valë infeksionesh bakteriale

Postuar në 27 Mars, 2024 13:31

Autoritetet vendore në Tokio kanë lëshuar një paralajmërim për rastet në rritje të një lloji të rrallë, por serioz, infeksioni bakterial.

Rastet e regjistruara janë më shumë se asnjëherë tjetër - 88 vetëm në kryeqytet - 517 infeksione në mbarë vendin, sipas The Japan Times.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota