Alarm në Tokio për një valë infeksionesh bakteriale

Postuar në 27 Mars, 2024 13:31

Autoritetet vendore në Tokio kanë lëshuar një paralajmërim për rastet në rritje të një lloji të rrallë, por serioz, infeksioni bakterial.

Rastet e regjistruara janë më shumë se asnjëherë tjetër - 88 vetëm në kryeqytet - 517 infeksione në mbarë vendin, sipas The Japan Times.

Fjala është për sindromën e shokut toksik streptokoksik (STSS), që shpesh quhet "sëmundja që ha mishin", e cila mendohet se ishte shkaku për të cilin Koreja e Veriut anuloi një ndeshje futbolli me Japoninë, e parashikuar të mbahej në Phenian.

Në raste të rënda, ky infeksion mund të shkaktojë nekrozë të indeve lidhës që mbulojnë muskujt dhe ka një shkallë vdekshmërie prej rreth 30% të individëve të infektuar në vitin 2023.

Në të gjithë vitin 2023, Tokio raportoi 42 vdekje të lidhura me infeksionet. Autoritetet u kërkuan qytetarëve të kërkojnë menjëherë kujdes mjekësor nëse përjetojnë simptoma si dhimbje dhe ënjtje në gjymtyrë ose temperaturë.

Streptokoku i grupit A përhapet përmes spërklave të pështymës dhe kontaktit të drejtpërdrejtë. Por edhe përmes plagëve në duar apo këmbë. Autoritetet shëndetësore këshillojnë fuqimisht respektimin e masave parandaluese si larja e rregullt e duarve dhe kujdesi i duhur në raste plagësh.

Një variant i quajtur M1UK, i konsideruar shumë i transmetueshëm midis baktereve të streptokokut të grupit A, mendohet se është shpjegimi për rastet.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Thjesht per hir te saktesise, VIRUSET dhe BAKTERET jane kategori te ndryshme mikroorganizmash dhe nga pikpmaja terminologjike nuk mund te perdoren ne menyre te nderkembyeshme, pra nuk jane sinonime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.