Qeveria e re në Kosovë, flitet për marrëveshje mes Haradinajt-Thaçit dhe Limajt. Treshja e UÇK-së mban pushtetin. Për kryeministër lakohet Haradinaj

Postuar në 19 Nëntor, 2014 08:25

Negociatat e fundit për krijimin e qeverisë në Kosovë kanë prodhur atë që nuk mund të mendohej në fillim të këtij procesi. Partia e Ranush Haradinaj, ajo e Hashim Thaçit, si dhe Nisma e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, thuhet se kanë rënë dakord për kabinetin e ri qeverisës. Kështu raporton “Koha Ditore”, që referon burime nga takimet e politikanëve dhe që duket si konfirmojnë shkrirjen e Bllokut opozitar. Thënë ndryshe, çdo fjalë dhe akuzë e thënë këto muaj, u fshi ne emër të interesit të përbashkët. Kështu e ka politika, që edhe njëherë mund të sjellë në krye të pushtetit në Kosovë, tri parti që derivojnë nga UÇK-ja. Sa për emrin e kryeministrit, ai flitet se do të jetë Ramush Haradinaj. Gjithsesi ende nuk ka vendim zyrtar.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.