Borrell: Nuk ka vend në BE për ata që mohojnë gjenocidin

Postuar në 26 Janar, 2022 10:12

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, paralajmëron Serbinë se Unioni nuk ka vend për ata që mbështesin publikisht gjenocidin, krimet e luftës dhe kriminelët e luftës.

 Nuk ka vend në Evropë për ata që  mohojnë gjenocidin, nuk ka vend në Evropë për ata që lavdësojën krimet e luftës dhe kriminelët e luftës, nuk ka vend në Evropë për ata që mbështetin publikisht gjenocidin dhe luftën, krime që minojnë integritetin e vendeve në fqinjësi, që kërcënojnë stabilitetin dhe pajtimin rajonal – e gjithë kjo nuk mund të shkojë paralel me vlerat dhe aspiratat evropiane.

Siç raporton Euractive, Borrell e bëri këtë deklaratë në një konferencë të përbashkët shtypi me komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelui dhe kryeministren Ana Brnabić, pas një takimi të Këshillit BE-Serb për Stabilizim dhe Asociim në Bruksel.

Në Kosovë prej kohësh diskutohet përpjekja për ta paditur Serbinë për gjenocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Qeveria e Albin Kurtit e ka një ndër pikat e programit të saj. Ekspertët kanë referuar shpesh rastin e Srebrenicës si model për Kosovën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.