Der Spiegel: Thellohet skandali me Eurofighter, 183 mln euro ryshfet
Merr të tjera përmasa skandali i “Eurofighter” në Austri. Drejtori i "Airbus", Tom Enders paralajmëroi drejtuesit dhe punonjësit se kompania mund të përballet me "dënime të rënda" për rastet e korrupsionit, ndër të cilat shitja e avionëve luftarakë në Austri. Tani për tani është zbuluar se zyra e “Airbus” në Paris kishte ngritur një rrjet të kompanive që ishin të lidhura me “Vector Aerospace”, një ish-degë e mirëmbajtjes së grupit në Londër.
Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, rrjeti i kompanive guackë të “Airbus” loboi që të lejoheshin ryshfetet në Austri në mënyrë që të bleheshin 15 avionë ushtarak "Eurofighter" me një vlerë prej 2 miliardë dollarësh. Dyshohet për 100 pagesa potencialisht të paligjshme. Autoritetet austriake po hetojnë "Airbus" pas pretendimeve se kompania i ka paguar 183 milonë euro nën dorë “Komisionit”.
Ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskozil akuzoi kompaninë Airbus dhe konsorciumin "Eurofighter" se mashtruan qëllimisht Vjenën mbi çmimin e blerjes dhe pajisjeve teknike të 18 avionëve "Eurofighter". Pas hetimeve që u bënë në Francë dhe në Britani Der Spiegel thotë se prokurorët janë gati të ngrejnë akuzat.
http://www.spiegel.de/international/business/airbus-corruption-scandal-t...
Add new comment