Papunësia, eksperti Peter Harz mendon se duhen 215 miliardë euro, trajnime, punësim në vendet e pasura të BE-së, pastaj kthim në vendet e origjinës

Postuar në 25 Qershor, 2014 12:12

Papunësia është një problem që sa vjen dhe po kthehet në barrë e vërtetë për arsye se nuk po i gjdnet dot një zgjidhje e qëndrueshme. Kështu Spanja dhe Greqia kanë 50-60% të të rinjve të të papunë. Për të trajtuar këtë problem është mbledhur kongresi i “Europatriades” në Gjermani,  themeluesit e të cilit mendojnë që ta lehtësojnë këtë dukuri. Këtu merret në konsideratë fakti se BE-ja ka akorduar deri më tani 6 miliardë euro për programin “Garanci për Rininë”. E ndryshme në këtë kuadër është mënyra sesi thithen paratë. Si kriter është caktuar prezantimi i koncepteve, të cilat duket se mungojnë. Për më tepër që eksperti gjerman Peter Harz mendon se për të zgjidhur këtë problem duhen 215 miliardë euro. Vetë Harz ka themeluar “Europatrides” dhe sheh si rrugë trajnimin dhe punësimin në vendet e zhvilluara të BE-së e të rinjve nën moshën 25 vjeç.

http://www.dw.de/ide-të-reja-kundër-papunësisë-së-të-rinjve/a-17734521

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.