Politikë

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan nis tur ballkanik

Postuar në 28 Janar, 2024 15:09

Ministri i Jashtëm Hakan Fidan pritet të nisë një tur ballkanik në datat 28 -31 janar në të cilin përfshihet edhe Shqipëria. Mes vendeve të tjera janë Bullgaria dhe Rumania, duke shmangur kështu Serbinë, një vend që ka qenë përherë shumë i afërt në marrëdhëniëet me Ankaranë.

Mediat turke vënë në dukje se turi vjen pas takimit mes Fidan dhe Sekretarit britanik të Jashtëm, David Cameron që ndaloi në Stamboll pas një turi në Lindjen e Mesme.

Foto/Takime në Samitin e Shkupit

Postuar në 23 Janar, 2024 12:40

Nga samiti rajonal i Shkupit kanë qarkulluar disa foto që zakonisht në mediat shqip, të cilat as kanë dhe as blejnë shërbim fotografik, i marrin nga profilet e politikanëve në rrjetet sociale. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli për takime me Kurtin dhe Vuçiç por preferoi të shpërndante foto familjare, pra në grup nga takimi.

Dijetari i letërsisë dhe presidenti historik i Kosovës

Postuar në 21 Janar, 2024 16:42

Në Kosovë është përkujtuar sot 18 vjetori i ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës, presidenti i parë i Republikës, krijuar në kushtet e një izolimi tërësor, por me mjetete ekskluzive të paqes. Të asaj Republike që u tall jo rrallë, të cilës iu matën metrat katrorë, që u përqesh, por që nuk u mohua dot.

"Vetë i çuat atje, vetë i vratë"

Postuar në 21 Janar, 2024 13:02

Në vakinë e inskenuar të kryeministrit për 21 janarin – ku ky shfaqet me ndonjë lule në dorë e duke të hapur barkun shkon në boulevard – një i ri ka bërë thirrje kundër qeverisë dhe atij. I riu, që identifikohet si Daniel Katana raportohet të këtë deklaruar se:

Vetë i çuat atje, vetë i vratë

Një "analist" dhe një "socialist" për të sqaruar pse opozita duhet mbajtur jashtë reformës zgjedhore

Postuar në 20 Janar, 2024 15:35

Në një opinion të publikuar dje nën autorësinë e dikujt që prezantohet si analist studiove televizive, thuhej se pjesëmarrja e opozitës së Sali Berishës në komisionin e reformës zgjedhore është e kushtëzuar nga faktori ndërkombëtar. Madje madje, ky analist që ka pamje shumë serioze, më serioze sesa tranzicioni shqiptar, thoshte se çështja e reformës zgjedhore është diplomatike, formimi i komisionit përkatës nuk ka vlerë politike dhe ligjore. Se kështu ka qenë madje gjithë kohës.

Çështja Beleri bllokon marrëveshjen e mbrojtjes Shqipëri-BE

Postuar në 18 Janar, 2024 10:06

Greqia po bllokon marrëveshjen BE-Shqipëri për mbrojtjen dhe sigurinë. Arsyeja mbetet arrestimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. 

Heqja e vizave jep efektet e para, kosovarët marrin rrugën e emigrimit

Postuar në 14 Janar, 2024 12:02

Heqja e vizave duket se u ka hapur rrugën e emigrimit qytetarëve të Kosovës. Një analizë e institutit GAP në Prishtinë konkludon se rreth  33% e të pyeturve nën 24 vjeç thonë se duan të largohen nga vendi.

Thesi pafund i ushtrisë

Postuar në 12 Janar, 2024 20:19

Ish-zëvendës Komandant i Forcave Detare, Artur Meçollari, thotë se dy prona të tjera të ushtrisë pritet t’i jepen privatit. Në studion e MCN, ai dha detaje për dy raste që nuk janë bërë ende publike, por që përbëjnë shkelje flagrante të ligjit. Meçollari tha se ka dijeni se deri më 28 janar, nga Rinasi duhet të lëvizë si komanda e Forcës Ajrore, edhe Policia Ushtarake.

Gjithë këto lëvizje bëhen vetëm për ta çliruar këtë pronë. Bëhet fjalë për komandën e Forcës Ajrore ku gjendet jo vetëm komanda, por edhe qendra e komandimit të NATO-s.

“Po lidhja telat e këputur”

Postuar në 11 Janar, 2024 18:24

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet gjatë një konference shtypi në lidhje me rikthimin në politikën aktive vetëm pasi Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie. Basha e justifikoi mungesën në publik me punën në prapaskenë për strukturimin e partisë.

Nuk do t’i lidhja dy ngjarjet me njëra tjetrën, ne kemi punuar për strukturimin e Partisë Demokratik. Personalisht kam qenë në 250 takime anë e mbanë gjithë Shqipërisë për të lidhur telat e këputur nga PD me hallet e njerëzve dhe njerëzit.

Ministrja e re kundër Korrupsionit dhe Administratës

Postuar në 11 Janar, 2024 16:59

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka ndërmend të shtojë edhe në ministri të re e me këtë rast edhe një ministre.

Në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, pasi sapo ka hedhur me sukses hapin e parë të tyre, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike…

Pages

Subscribe to RSS - Politikë