Çështja Beleri bllokon marrëveshjen e mbrojtjes Shqipëri-BE

Postuar në 18 Janar, 2024 10:06

Greqia po bllokon marrëveshjen BE-Shqipëri për mbrojtjen dhe sigurinë. Arsyeja mbetet arrestimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. 

Bashkimi Europian është në fazën e diskutimit të marrëveshjeve të tilla me disa vende të treta. Mbledhja e fundit në këtë aspekt është mbajtur në Bruksel pak ditë më parë, me qëllim përmbylljen e disa marrëveshjeve me vende brenda dhe jashtë Europës si Kanadaja, Japonia, Gana, Afrika e Jugut, Norvegjia dhe Moldavia. 

Në rastin e Shqipërisë, Athina thekson se një vend që aspiron BE duhet të përshtat me ligjet e saj dhe të respektojë sundimin e ligjit.

Greqia mbështet Maqedoninë e Veriut në këtë proces, duke vlerësuar performancën e saj në fushën e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve ushtarake në përputhje me ato të NATO-s.

Edhe pse propozimi grek nuk është pranuar, Shqipëria nuk përparon më tej në këtë drejtim, pavarësisht mbështetjes së fortë të Italisë. 

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Lajmi ne gazeten greke, te cilit i referohet shkrimi juaj, nuk mund te thuhet se ka referencat e duhura, nderkohe qe pretendon te arrije ne nje perfundim te caktuar. Mbase mund te kete patur ndonje takim ne keto dite ne Bruksel, por pak e veshtire te mendohet se ka ngelur ne doren e ndonje grupi te vogel teknikesh mesdhetare te vendosin se me cilin vend do beje marreveshje mbrojtjeje BE. Veto eshte vendim politik, qe asnjehere nuk eshte ne doren e ndonje zv/ministri, apo ndonje koloneli ne rastin me te mire.
Reporteri i se perditshmes greke ka me shume uje se fakte ne shkrimin e vet.
Per marreveshje te tilla nuk ekziston veto. Thjeshte eshte nje shkrim per ta mbajtur ndezur pishtarin e Belerit dhe per ti thene ekstremisteve greke qe Athina i ka motoret ndezuar dhe me kapacitet te plote ne lidhje me ceshtjen bashkise te Himares.
Nje tjeter nxitim ben reporteri edhe kur pohon se ne saje te Shqiperise, Greqia dhe Italia nuk ne nje frekuence me njera tjetren. Deshira per ta paraqitur Greqine te krahasueshme me nje shtet me peshe ne BE do te kete qene padyshim aresyeja e kesaj fjalie.
Pavaresisht dublikimit te zakonshem dhe ndonje portali me prirje te caktuara duket se shkrimi nuk gjeti mbeshtetje ne shtypn shqiptar

Submitted by redaksia on

Nuk besoj se Mitsotakis po vepron per ceshtjen Beleri sa per te kenaqur ca ekstremiste. E ben edhe per ata, por ne rastin konkret ngjan se ka nje shumesi faktoresh qe cuan ketu ku nder me kryesoret eshte poshterimi qe iu be Mitsotakisit dhe fakti se ne te vertete Rama kerkoi te vidhte nje rezultat te cilin nese e shohim ne syte e Athines nuk ka pse te mos mbrohet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.