Lajme

10 vjet korrupsion në paradën penale të SPAK

Postuar në 04 Gusht, 2023 11:27

Ish-ministrja e Financave Anila Denaj është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe sipas të dhënave ende jozyrtare ajo ka dhënë shpjegime për koncesionin e sterilizimit. Zonja Denaj ka qenë drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, çka e bën atë person me interes në hetimet që kanë nisur.

Një Pis Politik që nuk ia del dot të marrë seriozisht veten

Postuar në 02 Gusht, 2023 14:54

Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive e klienteliste dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe llogaritë e oligarkëve do t’i mundësonin çdo qeverie t’u krijojë kushte studentëve të mos largohen e fermerëve subvencione për bujqësinë.

Pse nuk thërret më: Burg!?

Postuar në 02 Gusht, 2023 11:33

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka thirrur për dëshmi rreth 70 të moshuar që do të flasin për procedurën e check-up. Siç merret me mend, hetimi lidhet me një koncesion të kohës kur ministër i Shëndetësisë ishte Ilir Beqja, i thirrur disa herë në SPAK. Nuk duhet të paragjykojmë hetimet që kanë marrë një rrjedhë të vetën dhe që po thërrasin nën akuzë një pjesë të qeverisë së kësaj dekade. 

Shpresa e të mjerëve te Demokracia Gjyqësore

Postuar në 01 Gusht, 2023 17:49

 Me hapjen e çështjeve penale për inceneratorët, ka një lloj prirjeje për ta parë këtë si opsion për ndryshime të elitës politike në vend. Madje në këtë kuadër mund të shihet edhe riqarkullimi i një hiçi si Lulzim Basha, apo takimet në Departamentin Amerikan të Shtetit të njerëzve që përfaqësojnë vetëm zhurmën mediatike për çështje të caktuara.

Sepse prirja për ta parë këtë proces si shtysë për ndryshim elitash lidhet në të vërtetë jo me instinktin politik të një elite tjetrër, por vetëm me besimin e vobektë se kjo është lojë e amerikanëve.

Premtim që u tejkalua me disa herë

Postuar në 01 Gusht, 2023 14:08

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, në dritën e akuzave që ka ngritur Prokuroria e Posaçme përmbyll ciklin e një afere që është thuajse totale: ndonëse veprat janë aty dhe disa funksionojnë, siç pretendojnë zyrtarë të qeverisë dhe vetë Kryeministri, asnjë prej tyre nuk i ka shpëtuar abuzimit.

Është një situatë e rëndë dhe me gjasë kjo aferë shenjon historikun e qeverisjes së kësaj shumice dhe të ardhmen e saj.

Lufta ka për të qenë e gjatë. Putin nuk donte pushtimin e Ukrainës, vetëm neutralitetin

Postuar në 01 Gusht, 2023 11:38

Lufta në Ukrainë ka për të zgjatur, qoftë edhe në formën e një konflikti të ftohtë. Kështu mendon politologu i njohur amerikan, John Mearsheimer, i cili në një intervistë për “The Grayzone” ka deklaruar se e vetmja mënyrë që Ukraina të hyjë në NATO, është të arrijë një fitore vendimtare ndaj Rusisë brenda kufijve të vet shtetërorë.

A mësohet në shkolla për krimet e “komunizmit”?

Postuar në 30 Korrik, 2023 19:07

Në një kronikë të përcjellë nga MCN vihet në dukje injoranca e dobishme mesa duket e një brezi mbi periudhën e komunizmit. Enver Hoxha është hero, thonë disa adoleshentë. 

Mbi nevojën e studimit të Latinishtes në shkolla, "një vështrim i gjallë në të kaluarën"

Postuar në 30 Korrik, 2023 14:36

Deutsche Welle” publikonte dje një intervistë me profesorin Stefan Freund, president i Shoqatës Gjermane të Filologëve Klasikë, që flet për nevojën e ruajtjes së latinishtes në kurikulat e shkollave të mesme. Diskutimi ka rëndësinë e vet edhe për një pjesë të shqiptarëve, për shkak të mediokritetit dhe ngushtësisë shpirtërore të atyre që kanë formësuar arsimin shqip.

Riorganizim qeverisjeje, aplikim inteligjence artificiale dhe një zbulim në sektorin e energjisë

Postuar në 29 Korrik, 2023 14:55

Pas mbledhjes së qeverisë në Tepelenë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një riorganizim të qeverisjes në vend, duke dalë nga termi I zakonshëm: Ndryshime.

Me zv.ministrat dhe sekretarët e Përgjithshëm në takim, z. Rama duket se ka ndërmend të gërshetojë në një të vetëm kabinetin politik me atë teknik, duke e kompletuar vendimmarrjen me një rol aktiv dhe me zë të barabartë të ekspertëve.

Uji, shkak konflikti në Francë

Postuar në 28 Korrik, 2023 13:37

Problemi i ujit në Francë, por edhe në Spanjë apo Itali ka mbërritur tashmë në një pikë që kërkon menaxhim policor. Mediat raportojnë për konflikte serioze mes fermerëve dhe ambientalistëve që kundërshtojnë mbjelljen e kulturave që kërkojnë shumë ujë si misri.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme