Premtim që u tejkalua me disa herë

Postuar në 01 Gusht, 2023 14:08

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, në dritën e akuzave që ka ngritur Prokuroria e Posaçme përmbyll ciklin e një afere që është thuajse totale: ndonëse veprat janë aty dhe disa funksionojnë, siç pretendojnë zyrtarë të qeverisë dhe vetë Kryeministri, asnjë prej tyre nuk i ka shpëtuar abuzimit.

Është një situatë e rëndë dhe me gjasë kjo aferë shenjon historikun e qeverisjes së kësaj shumice dhe të ardhmen e saj.

Sekuestroja çon vetiu në dyshime të arsyeshme për implikimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ende jashtë rrethit të personave që dëshmojnë, por në çdo rrethanë në dijeni të zhvillimeve mbi të. Në analogji, askush nuk mund të besojë se kryeministri nuk ka ditur gjë mbi këto që kanë ndodhur. Që këtej edhe përgjegjësia e tij penale.

Arsyetimi politik e kërkon që mbi këtë njollë të kësaj përmase nuk ka asnjë lloj kat’harsisi veç largimit nga pushteti dhe zgjedhjeve, por këto duken të jenë tashmë pjesë e kalkulimit politik për një zgjidhje që udhëhiqet nga parimi “të shpëtojmë çfarë mund të shpëtojmë”. Nëse do të kishte me të vërtetë hetim real dhe implikimi do të zbardhet i plotë, intuita ta do që PS-ja të shkojë drejt shpërbërjes. Përndryshe çdo gjë mbetet në mes të rrugës.

Në kuadër të këtyre që kanë ndodhur tingëllon emblematike për këtë shumicë deklarata e pavetëdijshme e Eduart Shalsit vite më parë, ndonëse tashmë duhet ta korrektojmë duke pranuar se vjedhja ka njohur kufij të rinj me socialistët.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.