A mësohet në shkolla për krimet e “komunizmit”?

Postuar në 30 Korrik, 2023 19:07

Në një kronikë të përcjellë nga MCN vihet në dukje injoranca e dobishme mesa duket e një brezi mbi periudhën e komunizmit. Enver Hoxha është hero, thonë disa adoleshentë. 

Sigurisht që nuk kjo nuk përfaqëson të gjithë brezin, por padija mbi një kohë aq shenjuese është e dukshme ngado: sidomos nga keqpërdorimi i termave mbi atë kohë, stigmat e pavenda dhe instrumentalizimi i një debati që nuk ka ditur kurrë të krijojë një ekuilibër narrativ mes krimeve dhe progresit që imponoi ai sistem. Negativi asnjëherë nuk shërben gjatë dhe as e ndihmon kujtesën, përkundrazi e dëmton atë duke e çmobilizuar edhe kuriozitetin, që mbetet e vetmja shpresë për një etikë të domosdoshme sociale kur vjen puna te çështje të tilla. Meqenëse ndërgjegja është e vështirë. 

Problemi në Shqipëri është se komunizmi nuk u mor seriozisht nga komunistët, aq sa pushteti i klasës që e predikonte. Ndaj edhe paradoksi është se denoncimi i sotshëm e përkufizon veten te ideologjia fillimisht ndërkohë që te regjimi i Hoxhës gjen më shumë shprehje të një teknike pushteti dhe një filozofi dhune. Këto të fundit janë edhe sot agjentë të pushtetit, janë zhvendosur patjetër; ka rënë vetëm ideologjia, ndaj edhe denoncuesit ngjajnë të pafuqishëm dhe deri diku komikë. Të pakuptuar e njerëz që flasin për gjëra që nuk dihet çfarë rëndësie kanë. 

Ta zëmë në kronikë përmendet një libër i Sabiha Kasimatit përshtatur për fëmijë, i cili duhet futur në kurikula, në mënyrë që fëmijët të mësojnë për autoren dhe qëndrimet e saj. Të lexojnë sesi vriteshin njerëzit në një kohë për bindje, duke nxitur pyetjen që buron nga liria e sotme: Pse? 

Mirëpo kjo nuk ndodh. Edhe në tekstet që sugjerohen jashtë shkolle, nuk figurojnë libra që merren me krimet e komunizmit, me dhunën e regjimeve që pretendonin se aplikuan atë doktrinë, që do të nxisnin patjetër një interes krahasues me vendin tonë. Mendja e fëmijëve tanë është tabula rasa në këtë drejtim dhe këtu patjetër që kemi të bëjmë me politikë. Një vend që do ta kishte marrë seriozisht dekomunistizimin nuk do të dëshmonte në vitin 2023 të qeverisej nga mbiemra të caktuar, jo për trashëgimi përgjegjësie, por për etikën e një shoqërie që di të vërë disa kufinj. 

Nga ana tjetër, problemi është i madh edhe me ata që denoncojnë krimet: ne ende nuk e kemi të elaboruar mirë nëse kemi patur krime të regjimit të Hoxhës për pushtet, apo për lëvizje antikomuniste. A ka në Shqipëri një histori të lëvizjes apo antikomunizmit? Çfarë është antikomunizmi në fund të fundit?(me interes këtu fakti që dënimi jepej shpesh për qëndrime anti-parti)Entet që merren me këtë punë kryejnë tashmë punën e tyre duke ecur me projekte dhe nuk përjashtohet aty fitimi, çka e kompromenton seriozisht aktivitetin e tyre. 

Zëdhënës të antikomunizmit(retorik) shpesh dalin të jenë disa histerikë me shqipe të çalë që në fakt janë përkundur sa nga njëra parti në tjetrën, duke na bërë të kuptojmë se heshtja institucionale mbi krimet e komunizmit është deri diku konsensuale dhe se kjo buron në fakt pikërisht nga ajo braktisje e natyrshme e kujtesës që është e mangët dhe pa efekt nëse shndërrohet në kronologji. 

Enver Hoxha ëshë Hero! Edhe ky mund të jetë një fakt i provueshëm arkivor e për pasojë historiografik, kur shoqërisë nuk i intereson veç e sotmja. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Vlora 97 (not verified) on

Me thon t drejten or ti zotni autor, me keto qe po na shohin syte neve popullit plebe sot, ai Enveri paska qen hero dhe cfare heroi.
Po ju me sa duket po ia kaloni mire, do ja keni pa hajrin ktij hajdutllikut t sotëm

Submitted by Enver Hoxha (not verified) on

E dija qe te gjithe ata qe me bejne mua hero jane maskarenj. Ku ka prove me te mire se kjo?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.