Uji, shkak konflikti në Francë

Postuar në 28 Korrik, 2023 13:37

Problemi i ujit në Francë, por edhe në Spanjë apo Itali ka mbërritur tashmë në një pikë që kërkon menaxhim policor. Mediat raportojnë për konflikte serioze mes fermerëve dhe ambientalistëve që kundërshtojnë mbjelljen e kulturave që kërkojnë shumë ujë si misri.

Protestat e muajit mars në rezervuarin e Sainte Soline shkaktuan qindra të plagosur dhe fermerët kanë vendosur të ruajnë në mënyrë informale burimin e tyre. Nga ana e vet, ambientalistët thonë se ngrohja globale po jep shpenja të qarta dhe uji ka për t’u shndërruar në lëndë të parë krizash.

Në Francë ky problem lidhet edhe me faktin se bujqësia konsumon 45% të të gjithë vëllimit të ujit të përdorur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.