10 vjet korrupsion në paradën penale të SPAK

Postuar në 04 Gusht, 2023 11:27

Ish-ministrja e Financave Anila Denaj është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe sipas të dhënave ende jozyrtare ajo ka dhënë shpjegime për koncesionin e sterilizimit. Zonja Denaj ka qenë drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, çka e bën atë person me interes në hetimet që kanë nisur.

Hetimet përfaqësojnë aktualisht diçka të paprecedentë. Pasi SPAK po heton thuajse të gjithë vendimmarrjen kryesore financiare të qeverisë “Rama”, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën me fondet, e për rrjedhojë edhe qëllimin e këtyre koncesioneve që janë kundërshtuar publikisht nga disa aktorë publikë.

Me disa ministra nën hetim, me të tjerë të përfolur se do të thirren së shpejti për t’u pyetur, qeveria “Rama” vendos kështu rekord më vete për sa i përket rrethanave penale me të cilat ka rrethuar veten.

Siç dihet hetimet penale nuk nisin pa një shkak të mirëfilltë dhe pyetja e titullarëve jep arsye të besohet se akuza do të ngrihet dhe çështjet nuk do të mbyllen. Ndaj nisur nga fakti se koncesionet janë mbrojtur me zell të madh madje nga kryeministri, shumëkush me mendje të ftohtë pyet se ky njeri, pra Kryeministri, ka përgjegjësi? Ka ditur gjë ky për të gjitha këto? Pasi është jashtë çdo imagjinate që vartësit të kenë firmosur dhe qarkulluar miliona euro në padijen e plotë të z. Rama.

Hetimet e njëpasnjëshme të SPAK shpërbëjnë çdo fabul të qeverisë, çdo pretendim për Rilindje dhe reformë, pasi ne kemi të drejtë të themi se tanimë edhe zyrtarisht qeverisja e këtyre 10 viteve ka qenë Korrupsion. Asgjë tjetër nuk shpjegon këtë seri hetimesh penale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.