Xhaferaj thotë se PD nuk po ndahet nga rrugaçët me kollare që ndanin tenderat dhe vranë karrierat politike të atyre që nuk pranuan të bëheshin palë në grabitje

Postuar në 21 Korrik, 2015 02:07

Ferdinand Xhaferaj, ish-ministër Kulture dhe një nga eksponentët kryesor të PD-së, në një intervistë për gazetën “Sot” ka deklaruar se PD gjatë dy viteve nën drejtimin e Lulzim Bashës nuk është ndarë nga rrugaçët që merrnin dhe shisnin tendera gjatë qeverisës “Berisha”. “Duhet theksuar se në këto dy vite PD-ja nuk arriti të ndahej nga rrugaçet me kollare që gjate qeverisjes së PD vetëm sa ndanë tenderat dhe vranë karrierat politike të atyre që thjesht nuk pranuan të bëheshin palë për të grabitur”, thotë Xhaferaj në intervistë. Duke analizuar humbjen e PD në zgjedhjet e 21 Qershorit, Ferdinand Xhaferaj ka nxjerrë në pah disa probleme me funksionimin e PD. Ai thotë se, pas zgjedhjeve lokale, drejtuesit e Partisë Demokratike nuk duhet të fokusohen vetëm në çështjen e blerjes dhe presonit mbi votuesit. “Qartë jam shprehur se mekanizmi i blerjes së votave dhe presionit mbi votuesit nuk duhet të jetë e vetmja melodi politike që duhet të luaj Partia Demokratike. Pra, ne si PD kemi shume gjëra që nuk i kemi bërë si duhet këto dy vite”, thotë Xhaferaj për “Sot”. Gjithashtu, sipas Xhaferaj, lidershipi i Partisë Demokratike nuk i ka adresuar çështjet në mënyrën e duhur. Xhaferaj pohon se PD gaboi me qasjen e saj ndaj reformës territoriale dhe reformës në drejtësi. Sa i takon drejtimit të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, Xhaferaj shprehet se Bashës i duhet të mbushë një vakum të madh që ka lënë pas Sali Berisha. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.