"TVSH-ja si në kohët e Enver Hoxhës, dhe Berisha që feston dështimin me fishekzjarre"

Postuar në 17 Tetor, 2012 04:01

Augustin Palokaj është gazetar kosovar që shkruan e raporton nga Brukseli për të përditshmet e Prishtinës. Dje kish publikuar në gazetën Koha Ditore një shkrim me titull ‘Shqiptarët bëjnë dasëm pa nuse’, dhe fjalën e ka tek dasma, dmth fesat e bërë në Tiranë, në një kohë që mungonte nusja, dmth statusi i vendit kandidat për në BE. Ai shfaqet gati i shock-uar nga guximi i sundimtarëve të Tiranës për të festuar dështimin. Ja çfarë shkruan ai mes të tjerash:

“Mbërrita në shtëpi tek prindërit në mbrëmje të 11 tetorit. Në rajonin e Pejës TVSH-ja (Televizioni Publik Shqiptar)  mund të shihet edhe me një antenë formale për shkak të afërsisë së kufirit. Dhe nuk më besonin as sytë e as veshët atë që shfaqej në ekran dhe që dëgjohej në materiale të shfaqura në lajmet e këtij televizioni. „Shqipëria mori statusin e kandidatit“, pohonte prezantuesja e programit, ndërsa shfaqej komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fule, duke thënë „We recommend granting Albania candidate status...!“ (Ne rekomandojmë dhënien e statusit të kandidatit Shqipërisë), dhe fjalia ndërpritej në mes. Ndërpritej pikërisht aty kur ai thoshte se ky rekomandim është i kushtëzuar me disa detyra, të cilat Shqipëria duhet më parë t’i kryejë. Më pas shfaqeshin vetura duke defiluar rrugëve të Tiranës dhe fishekzjarrët. Raportohej se si kjo është vetëm edhe një në radhën e sukseseve historike të Shqipërisë si rezultat i punës së Partisë Demokratike.”

Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://www.kohaditore.com/?page=1,9,119334

Re.Pu. 

Comments

Submitted by matiani (not verified) on

<p>Eshte ne mode te thuash &quot;TVSH-ja si ne kohen e Enverit&quot;, por kjo nuk i qaset shume te vertetes.</p><p>E verteta eshte se shtetin e ka pushtuar nje i cmendur dhe po e sundon popullin me ndihmen e nje grushti palacosh qe i ka korruptuar deri ne palce dhe perdor ne menyren me te felliqun. Sigurisht qe i perdor ne perputhje me karakterin e tyre.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Mos ti ngatrojmë gjërat atëhere TVSH i përkiste diktaturës së proletariatit kurse sot i përket demokracisë në qoftëse mund ta quajmë kështu</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.