Teodor Laço: Kadare ka dashur të bëhej President, por s’ia ka propozuar askush

Postuar në 14 Maj, 2012 05:38

Para nja dhjetë vitesh, Teodor Laço ka qenë në Rogner Hotel me Ismail Kadarenë, dhe aty është folur për Presidentin që do zgjidhej (do ketë qenë ndonjë moment para-presidencial, si ky i tanishmi). Këtë e rrëfen sot vetë Laço. “I propozova që të bëhej President”, thotë dramaturgu e shkrimtari, por nuk tregon statusin, me të cilin ia ka bërë këtë propozim. Cili ka qenë, megjithatë, reagimi që ka marrë? “Si mund të kandidoj pa më propozuar të mëdhenjtë e politikës?”, ia ka kthyer me pyetje Ismail Kadare.

Në fakt, ka shumë prova se Kadare e ka refuzuar qysh në krye të herës ofertën për t’u bërë President i Republikës. E ka refuzuar shumë kohë përpara se këtë gjë t’ia ofronte Laço në Rogner. E në këtë kuptim anektoda nuk është shumë bindëse; ose le të themi që nuk mban shumë aluzioni se “Kadare do pranonte të bëhej, nëse do t’ia propozonin”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Rilind (not verified) on

Nuk behet dot Kadareja president. Sapo Kadareja ti bej nje numer Berishes, ai i hap dosjen K dhe i ndersen qente duke i kujtuar gjithe historite e bashkepunimit me diktaturen, historine e vajzes se tij, etj. Prandaj Kadareja rri ca "urte" edhe sot e nuk ndihet shume kunder Berishes.

Submitted by Cuf Dabjoni (not verified) on

Ke te drejte, per Kadaren (pseudonimi gjenerali sipas Zylyftar Ramizit ne gjyq),por e çuditshmja eshte se Laço propozon edhe Ceken,

me te cilin ka qene ne te njejtin rrjet sigurimi  ne Fier me operativ Shkelzen Bajraktarin ne vitet 70-80.

Nuk dorezohet kjo race e ndyre, veçse jam kurjoz marrin urdher nga ndonje shef apo e bejne vete ?

Submitted by curi (not verified) on

he he !

Shumica e shqiptarve kane spiunuar njeri  tjetrin, perse te mos spiunonte dhe Ceka me Laçon.

Por ti qe i ditke mire ato pune, aty rrotull do te jesh, por po na ben "te ndershmin".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.